Në fokus

April 15, 2019 | 10:50

Vëmendja e tepruar e prindërve, pengon zhvillimin e pavarësisë së fëmijëve

Prindërit kalojnë më shumë kohë me fëmijët e tyre në ditët e sotme. Por kjo gjë nga ekspertët shihet si ekzagjerim, që mund të ndikojë negativisht në autonominë e fëmijës. Sipas pediatërve dhe psikologëve ndërkombëtarë, shoqëria jonë në 50 vitet e fundit ka pësuar një ndryshim thelbësor antropologjik. Nga një shoqëri komunitare ne kaluam dhe u bëmë një shoqëri narcisiste, në të cilën vlerat e individit janë më të rëndësishme se ato kolektive.

Sipas ekspertëve, vëmendja e tepruar që prindërit në vendet e zhvilluara kanë sot për fëmijët e tyre, dëmton këta të fundit pasi nuk i lejon të bëhen të pavarur. Si pasojë, fëmijët e sotëm kryesisht flenë me prindërit dhe rrallë shkojnë vetë në dhomën e tyre. Në krahasim me 30 vjet më parë, koha që nënat kalojnë më fëmijët e tyre është dyfishuar, ndërsa koha që baballarët kalojnë më ta është katërfishuar.

Në brezin e kaluar, të vegjlit kalonin më shumë kohë me bashkëmoshatarët e tyre dhe kishte më shumë vend për fantazitë fëminore, ndërsa sot shpjegojnë ekspertët, fëmijët shpesh sillen me prindërit, kryesisht baballarët, si të ishin shokë loje. Sugjerimi për prindërit është që fëmijët duhen lënë të lirë t’i bëjnë gjerat vetë e madje edhe të gabojnë, duke mos i mbingarkuar.

 

Burimi / KlanPlus

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top