Lifestyle

March 15, 2016 | 13:07

Vendoset busti i Papa Françeskut në lulishten përballë Kambanës së Paqes

U përurua sot në trekëndëshin e gjelbërt përballë Kambanës së Paqes, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” monumenti i Papa Françeskut, në kujtim të vizitës që ai zhvilloi në 21 shtator 2014 në Tiranë. Busti i tij u zbulua gjatë një ceremonie të posaçme nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, si dhe Nunci Apostolik në Tiranë, Arqipeshkvi Ramiro Moliner Iglès, me pjesëmarrjen e dhjetëra personaliteteve të tjera politike e fetare.

Busti është vepër e autorit Qazim Arifi dhe është realizuar falë bashkëpunimit mes Bashkisë së Tiranës dhe Ambasadës së Selisë së Shenjtë në Tiranë. Me vendosjen e këtij busti në këto mjedise krijohet një memorial në vlerësim të personaliteteve të shquara të Vatikanit, siç është Papa Gjon Pali II, që është bekuesi i simbolit të Këmbanës së Paqes dhe Papa Françeskut.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top