Lifestyle

August 26, 2019 | 10:21

Vendosni një top letër alumini në lavatriçe dhe do të mahniteni nga rezultati

Shpesh makina larëse bëhet një lotari e vërtetë… Shumë herë rrobat nuk pastrohen siç duhet. Në pjesën më të madhe të rasteve rrudhosen shumë dhe bëhen të ashpra si litarë. Gjithashtu nuk janë të pakta rastet kur nuk mbajnë atë aromën e mirë të pastërtisë që të gjithë e duam shumë!

Epo, për gjithë këtë ka një zgjidhje, gjëja e rëndësishme është t’i kushtoni vëmendje disa trukeve të veçantë dhe të përdorni disa masa paraprake vërtetë të thjeshtë dhe praktikë që do t’ju kursejnë stresin dhe kohën.

A e dini pse është mirë të vendosni një top të vogël letër alumini në lavatriçe?

Letra e aluminit zvogëlon energjinë elektrike statike dhe zbut të gjitha llojet e rrobave. Ju mund të përdorni të njëjtin top për një vit të tërë. Nuk do ta besonit kurrë, por rezultati është i garantuar.

A keni menduar pse ndonjëherë rrobat tuaja nuk janë të freskëta dhe të pastra?

Dijeni që faji është i çorapeve të pista që grumbullohen dita ditës brenda shportës! Për të mos i bërë të gjitha rrobat me erë të pakëndshme dhe të vështirë për t’u eliminuar, thjesht duhet të përdorni një qese plastike në shportën tuaj, ndoshta me një zinxhir. Në këtë mnëyrë çorapet tuaja nuk do të përfundojnë në shportë së bashku me pjesën tjetër të rrobave dhe nuk do lënë erën e tyre askund.

Po për rrobat që mbeten me rrudha pas tharjes?

Është e mundur që ta shmangni edhe këtë dhe t’i kurseni veten stresin e hekurosjes! Mjafton të vendosni një sfungjer në raftin e tharjes dhe më pas vendosni rrobat! Në këtë mënyrë nuk do të keni asnjë rrudhë dhe asnjë shenjë të tharjes!

 

 

Burimi / https://blogi4cinzia1bois1.blogspot.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top