Në imagjinatën tonë stina e verës shoqërohet gjithmonë me ditë të nxehta dhe me diell, por mbase harrojmë se një tjetër tipar klimatik veror është stuhia. Një fenomen atmosferik i shoqëruar me rrufe, erë dhe reshje, madje shumë stuhi, gati për të ndryshuar klimën e ditëve tona nga një moment në tjetrin.
Dhe në familje, gjatë një stuhie, është gjithmonë e njëjta histori: “Mami, kam frikë!”
Kjo paqëndrueshmëri atmosferike shpesh bën që fëmijët tanë të acarohen, duke i bërë ata të kenë frikë, nga frika se mund të ndodh diçka e keqe, duke destabilizuar gjendjen e tyre shpirtërore. Tingulli i bubullimës në fakt mund të çojë në gjendje të ndryshme të agjitacionit; por për ta frika më e madhe është mbi të gjitha ajo e të qenurit vetëm, pa nënën dhe babanë përpara një elementi kaq të panjohur dhe të frikshëm.
Çfarë të bëni nëse fëmija juaj është i tmerruar nga stuhia?
Mos harroni që fëmija juaj duhet të ndiejë gjithmonë praninë tuaj, por edhe mirëkuptimin dhe sigurimin tuaj. Marrëdhënia me prindërit është thelbësore jo vetëm për të përballuar frikën, por edhe për të parandaluar që ajo të shndërrohet në një fobi. Nëse fëmija është akoma shumë i vogël, përpiqu ta përqafosh, ta përkëdhelësh, ta qetësosh dhe ta ngushëllosh, duke respektuar frikën e tij dhe të kujtosh që ata janë akoma fëmijë dhe se nuk kanë të njëjtin racionalitet që kemi ne të rriturit.
Nëse fëmija është pak më i madh?
Përpiquni ta bëni që t’ju tregojë frikën dhe përshtypjet e tij. Mund ta provoni dhe t’i thoni që edhe ju kur ishit fëmijë kishit frikë nga stuhia, duke e bërë atë të kuptojë se ato emocione dhe ato ndjenja janë të zakonshme për të gjithë, madje edhe për ju prindërit.
Si të silleni në këto rrethana?
Me fëmijët (nga të gjitha moshat) gjithmonë përpiquni të jeni të ndjeshëm dhe të durueshëm, duke pranuar dhe respektuar emocionet e tyre. Të gjitha frikërat e shprehura nga fëmijët janë legjitime dhe plot vlera: që një fëmijë të na besojë ne duhet t’i respektojmë ata gjithmonë, edhe nëse emocionet e tij duken absurde dhe joracionale.
Këtu jepen disa këshilla që mund t’i ndiqni gjatë një stuhie për të ndihmuar fëmijën tuaj të qetësohet:
- Përqafoni fëmijën, sigurojeni atë, ngushëllojrni, respektoni frikën e tij.
- Shmangni bindjen e tij në mënyrë racionale se nuk ka asgjë për t’u frikësuar: nuk shërben për asnjë qëllim dhe fëmija do të ndjehet i keqkuptuar sepse është i tmerruar.
- Vendosni pak muzikë të qetë, ndizni dritën, tregoni një përrallë.
- Së bashku me fëmijën, përpiquni të shpikni strategji mbrojtëse kundër elementit të frikës. Kështu një moment frike fillestare do të shndërrohet në lojë!
Të dashur mami dhe babi, detyra juaj është t’i bëni ata të ndjehen të sigurt, pavarësisht anktheve që ata kanë.
Vetëm kaq pak mjafton që ata të mësojnë të menaxhojnë dhe kontrollojnë jo vetëm frikën, por edhe emocionet e tyre; kjo do t’i lejojë ata të ndjehen gjithnjë e më të sigurt për veten dhe botën përreth tyre, por edhe të mësojnë të përballen me realitetin e jashtëm të mirë ose të keq.
Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / https://www.falcotto.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.