Konsumi i verës në sasi të vogla gjithmonë është konsideruar si e shëndetshme për zemrën. Vera e kuqe përmban antioksidantë të quajtur polifenole, të cilat kanë efekt të rëndësishëm në mbrojtjen e enëve të gjakut dhe të zemrës. Vera e kuqe përmban ‘Resveratrol’, i cili bën pjesë në grupin e bimëve të quajtura polifenole dhe është substanca kryesore që ndihmon në parandalimin e dëmtimit të enëve të gjakut, redukton densitetin e LDL kolesterolit dhe parandalon mpiksjen në gjak.
Studimet tregojnë se përfitimet nga konsumimi 1 deri 2 gota verë cilësore janë të mëdha, përfshirë rritjen e sistemit imunitar, duke mbrojtur organizmin nga sëmundje si kanceri, diabeti, sëmundja Alzhemier.Gjithashtu, luan rol kundër plakjes dhe shërben si burim energjie.
Efektet tjera terapeutike:
- Për të përmirësuar funksionin e sitemit kardovaskular
- Për të përmirësuar elasticitetin e enëve të gjakut dhe kolagjenit në murin e enëve të gjakut
- Mbron arteriet dhe enët e gjakut nga inflamacionet dhe redukton rrezikun e mpiksjes së gjakut
- Ndikon në uljen e kolesterolit
- Antioksidant i fuqishëm
- Ështe e rekomanduar për të ngadalësuar procesin e plakjes
- Ndihmon në rastet me kancer
- Burim energjie
- Doza ditore deri 300 ml në ditë
Receta:
– 2 portokaj organikë
– Lëkura e një limoni
– 20 pika stevia natyrale
– 4 shkopinj kanelle
– 10 karafilë
– 1 shishe me verë të kuqe kualitative
– 5 glikanxo – Anis
– 250 ml ujë
Qëroni dy portokaj në një tenxhere, së bashku me lëkurën e limonit, shtoni stevian dhe të gjitha erëzat dhe frutat . Shtoni ujin mjaftueshëm sa të mbulojë përbërsit dhe më pas përzijeni.
Lëreni të ziejë për disa minuta dhe të formohet një shurup i mirëfilltë. Më pas shtoni shishen e verës dhe glikanzonë Anis dhe përzijeni. Mos e lejoni verën të ziejë, sepse humb vlerat e mira shëndetësore.
Verën e ngrohtë hidheni në gota, me feta portokalli dhe shkopinj kanelle në të.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.