Stina e dytë dhe më e ngrohtë e vitit, që vjen pas pranverës, si stina e plazhit ku njerëzit preferojnë të ikin në plazh disa në mal dhe disa nëpër peisazhe të ndryshme. Prestigjiozja italiane Tgcom shkruan kështu për Shqipërinë: “Një diamant që akoma nuk është në shkëlqim, por me shumë bukuri. Është ky imazhi që i përshtatet më shumë Shqipërisë, një tokë që fsheh shumë vende të pashkelura, plazhe të ngjashme me ato të Karaibeve dhe mikëpritje të madhe”.
Përtej Adriatikut më së shumti është përqendruar në zonën jugore të vendit, në plazhet që shtrihen mes Vlorës dhe Sarandës, e më tej në Parkun Kombëtar të Llogarasë. Plazhet në Shqipëri janë sinonimi i pushime me kosto të ulët. Zonat bregdetare edhe pse të mbipopulluara kryesisht në muajin gusht nuk njihen shumë nga turistët e masave.
Si një nga katër stinët e vitit sipas astronomisë, vera fillon me solsticin e verës dhe mbaron me ekonomik e vjeshtës, megjithatë, stina e verës njihet si periudha e muajve të plotë të qershorit, korrikut dhe gushtit në hemisferën veriore, dhe atë të muajve të dhjetorit, janarit dhe shkurtit në hemisferën jugore.
Stina më e preferuar nga të gjithë është stina e ngrohtë dhe me plot dashuri, gjatë verës çdokush viziton vende të bukura turistike. Ajo sjell natyrën e bukur me lule dhe gjelbërim, përpos që vizitohen vende turistike ne vizitojmë edhe të afërmit tanë, si hallat, dajat, tezet, kushërinjtë etj. Gjatë verës të shtrirë në plazh nën rrezet e diellit nëse shoqërohemi nga miku i ngushtë i njeriut ndoshta e bën stinën e verës edhe më interesante, duke u pasuruar me dije dhe informacione, por informacioni nuk është dije sepse ai vjen i gatshëm.
Stina e verës gjithmonë na gjen aty dhe na përgatit për një periudhë plot aktivitete dhe ndodhi të reja e të papritura, sepse vera me ngrohtësinë e saj është sikurse dashuria që karakterizohet nga intensiteti i saj prandaj ne e duam verën më shumë së stinët tjera.
Dëgjo: nuk ka si takimet që i pret me padurim, thotë Shekspir. Prandaj edhe vera është si takimet që mezi i presim dhe përgatitemi të dalim për të.
Mirëpo stina e verës mund të sjellë edhe efekte negative si sëmundje, probleme shëndetësore, tradhëti, lodhje verore, ndryshim me shëndetin psikologjik të individëve. Temperaturat e larta të stinës së verës ndikojnë në përkeqësimin e shëndetit për pacientët e sëmundjeve mendore. Përgjegjësja e sektorit të sëmundjeve mendore në ISHP, Jonida Haxhiu, e argumenton këtë me çrregullimin e niveleve të neurotransmetuesve që stimulojnë agravim të gjendjes fizike dhe psikologjike.
Stina e verës është problematike për personat që vuajnë nga sëmundje të shëndetit mendor. Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik thonë se i nxehti i verës sjell çrregullim të neurotransmetuesve që stimulojnë rëndim të gjendjes fizike dhe psikologjike të pacientëve. Kujdes të veçantë duhet të bëjnë personat që shfaqin shenja të stresit, ankthit e depresionit.
Ambiente të freskëta, sa më shumë të ajrosura, konsumim të pijeve në mënyrë që të freskohet trupi, duke përmendur këtu që sheqeri i shtuar apo pijet e gazuara nga ana tjetër përveç dëmeve fizike shkaktojnë dhe stres për organizimin, gjë që mund të reflektohet dhe tek këta persona me probleme të shëndetit mendor. Këto mund të jenë disa nga këshillat që të evitohen disa efekte negative të stinës së verës, por sidoqoftë vera është një nga stinët më të pritura dhe kërkuara.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.