E kam shkruar shumë herë: vera është stina ime dhe jo vetëm sepse festoj ditëlindjen në korrik. Nxehtësia, dielli, dëshira për të qëndruar në plazh, të ecësh zbathur, të veshësh rroba super të lehta dhe të lexosh pothuajse kudo, janë vetëm disa nga arsyet. Vera sjell kaq shumë qetësi dhe në rastin tim është e lidhur edhe me dëshirën për t’u larguar për pushime. Unë e dua punën time, por në qershor filloj të bëhem e paduruar dhe thjesht dua të largohem. Mund të duket e çuditshme, por aeroplanët, aeroportet, hotelet dhe mëngjeset super të pasura janë pasioni im. Ndoshta për këtë arsye, gjatë verës ndjehem si dikush tjetër.
Por ka edhe arsye të tjera pse vera ka një ndikim shumë pozitiv te të gjithë. Para së gjithash tregohet se gjatë sezonit të nxehtë flemë më mirë, më shumë dhe ndryshe. Ushqimi dhe mënyra e të ngrënit ndryshojnë gjithashtu: hapësira për gjëra më të lehta dhe më pak të rënda, të cilat na lejojnë të mendojmë dhe arsyetojmë në një mënyrë më të rrjedhshme. Një studim ka treguar kohët e fundit se njerëzit kanë tendencë të konsumojnë rreth 86 kalori shtesë gjatë sezoneve të ftohta.
Pak kohë duhet të harxhohet në diell. Në realitet, ne lexojmë shumë se sa i dëmshëm është, por nga ana tjetër, rrezet e diellit janë thelbësore për ne, që të ndjehemi mirë. Natyrisht ne duhet të mbrohemi dhe të mos e ekzagjerojmë, por mungesa e diellit mund të krijojë depresione të forta, siç është sindroma SAD (Çrregullimi Afektiv Sezonal) e cila në të vërtetë i prek më shumë njerëzit gjatë muajve të dimrit.
Kështu që rroftë vera dhe uroj të zgjas të paktën deri në dhjetor, sepse atëherë ndizen dritat e Krishtlindjeve dhe në atë periudhë unë jam e lumtur gjithsesi!
Burimi / https://lorellaflego.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.