Këngëtarja kosovare Vesa Luma , e cila tashmë është nuse në Shqipëri, prej gjatë muajsh është në pritje të fëmijës së saj të parë. Gjatë kësaj kohe mediet kanë aluduar se këngëtarja po mban larg vëmendjes ndryshimet në fizikun e saj, por vetë Vesa ka treguar arsyen e vërtetë.
“Më në fund na doli pak barku #6months. Kam parë shumë shkrime kohë pas kohe…jo, nuk e kam fshehur barkun sepse është gjëja më e bukur që mund të ndodhë në trupin e një femre… Kam fat që po kaloj një shtatëzëni të shëndetshme dhe falë aktiviteteve dhe fitnesit që në fillim, ndoshta ka marrë pak kohë deri sa e nxori kokën ky çuni im. Po e ndaj këtë lumturi me juve dhe do të mundohem që tash e tutje, kohë pas kohe të ndaj momente tjera që mbase mund të frymëzojnë apo bashkëndjejnë nënat e reja”, shkruan Vesa në Instagram.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.