Vetëm pak ditë më parë çifti i këngëtarëve Vesa Luma dhe Big Basta u bënë prindër, duke u gëzuar me një djalë. Këtë 1 Qershor vetë Vesa ka vendosur të ndajë me ndjekësit e saj një foto me të birin, të cilin e ka pagëzuar me emrin Lian.
“Ju falenderojmë nga zemra për urimet tuaja!Nuk mund ta pershkruaj me fjalë gëzimin e emocionin më të mirë në botë që po më jep kjo ndjesi e të qenit NËNË! Gëzuar 1 qershorin gjithë fëmijëve të botës dhe uroj që çdo femër ta përjetojë këtë ndjesi të papërshkrueshme! Me dashuri Vesa,Geri dhe Lian ? “ , shkruan Vesa teksa falenderon edhe mjeken që është kujdesur për të.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.