Këshilla & Arsye

February 22, 2019 | 9:31

Veset e përditshme që shkaktojnë dëmtimin e veshkave

Veshkat luajnë një rol thelbësor në shëndetin e trupit tonë dhe mirëmbajtja e tyre është shumë e rëndësishme. Nëse nuk e dinit, shumë gjëra nga rutina jonë e përditshme padashur, mund t’i dëmtojnë ato duke ndikuar kështu në keqfunksionimin e tyre.

Ja disa nga zakonet që dëmtojnë veshkat:

  1. Qëndrimi ulur për një kohë të gjatë

Të rrish ulur për periudha të gjata kohe rrit shansin për një veshkë me probleme me 30%. Nëse qëndroni ulur për më shumë se 8 orë në ditë, përpiquni ta kompensoni me aktivitet fizik. 2-3 herë në javë palestër, ose ecje të shpejtë nëpër lagje.

  1. Barnat e tepërta

Edhe pse ilaçet si aspirina apo ibuprofeni janë të sigurta, marrja e tyre në doza të larta dëmton veshkën duke e bërë atë të mos funksionojë siç duhet.

  1. Moskonsumimi i ujit

Të qëndrosh i hidratuar heq gjithë toksinat nga trupi juaj, por nëse ju nuk pini ujë mjaftueshëm, mund të shfaqen probleme, përfshi këtu dhimbje të menjëhershme veshkash. 1-2 litra në ditë është mjaftueshëm për të mbajtur një veshkë të shëndetshme.

  1. Mungesa e gjumit

Regjimi i rregullt i gjumit ndihmon veshkat të funksionojnë tamam, pasi këto të fundit rinovohen gjatë kohës kur trupi është në qetësi.

Të tjera zakone që shtojnë rrezikun e një veshke të dëmtuar janë:

  1. Konsumimi i pijeve me gaz;
  2. Konsumimi i lartë i mishit;
  3. Shumë sheqer ose kripë;
  4. Injorimi i infeksioneve të thjeshta;
  5. Stërvitja trupore e tepruar.

 

 

Burimi / ata.gov.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top