Të gjykosh dikë nga paraqitja e jashtme e për më tepër nga veshja mund të duket sipërfaqësore dhe aspak serioze. Është njësoj si të vlerësosh një libër vetëm duke u nisur nga kopertina e tij. Edhe me njeriun ndodh thuajse e njëjta gjë.Si kopertina e një libri është edhe veshja mbi trupat tanë për krijimin e imazhit dhe përshtypjes së parë.
Veshja tregon shumë nga ajo çka mendojmë mbi veten tonë. Shpesh herë jemi të pavetëdijshëm se sa rëndësi ka veshja dhe paraqitja jonë e jashtme mbi individualitetin tonë. Rrobat që mbajmë mbi trup mund të reflektojnë më së miri gjendjen tonë shpirtërore dhe se si ndihemi ne atë ditë. A është e mundur që të shikojmë dikë në një ditë të zakonshme dhe nisur nga veshja të vlerësojmë së jashtmi se për ku është nisur të shkoj, se si ndihet, moshën apo profesionin që ka?
Sigurisht që paraqitja jonë, është e lexueshme për këdo edhe për ata që nuk na njohin. Përmes veshjes ne përcjellim në mënyrë direkte mesazhe e karakteristika mbi veten tone.
A flet veshja mbi personalitetin tuaj?
Nje veshje e njollosur. Nëse veshja juaj është e njollosur, e spërkatur apo e grisur, në sytë e të tjerëve ju krijoni një imazh të tipit të shkujdesur mbi veten. Në mënyre automatike i drejtojmë një mesazh të tjerëve se jeni moskokëçarëse, mbi paraqitjen dhe kujdesin ndaj vetes, ndaj profesionit dhe të ardhmes suaj gjithashtu
Një veshje e një marke të njohur: Cdo rrobë në trupin tuaj është cilësore e markave të stilistëve më të njohur .Për këtë gjë ju jeni e bindur dhe ndjeni kënaqësi për veshjen që ju mbani. Tek njerezit ju mund te krijoni përshtypjen e një njeriu të suksesshëm, sqimtarë. Por njëkohësisht ne mund të krijojmë përshtypjen e një njëriu sipërfaqësor, materialist dhe në shumë raste etiketohemi si njerëz me deficenca të brendshme dhe në këtë mënyrë mbulojmë pasiguritë dhe të metat tona.
Një veshje shumë funksionale . Në pamje të parë duket skur këta njerëz janë praktikë dhe të thjeshtë por e vecanta qëndron në faktin se ata zgjedhin të veshin të njëjtat rroba në ambiente të ndryshme sociale. Nuk është habi të shohim njerëz që me të njëjtat rroba që shkojnë në plazh, të zgjedhin të shkojnë më të njëjtën paraqitje edhe në një ngjarje festive, mbrëmje me miqtë etj. Këto veshje tepër të hapura na përcjellin idenë se këta njerëz kanë nevojë për vëmendje dhe të ndjejnë kënaqësi duke tërhequr shikimet e të tjerëve. Kjo nevojë është një tregues i fortë i pasigurisë ndaj vetes dhe kjo mënyre veshjeje është favorizuese për ta.
Një veshje biznesi. Kur vishemi thjesht dhe bukur me rroba të rregullta dhe serioze pa përdorur ngjyra të forta apo modele e prerje ekstravagante, jemi të qetë për vlerësimin që marrim nga jashtë. Në këtë mënyrë dukemi njerëz me një besim të larte në vetvete dhe priremi të jemi të vlerësuar dhe të respektuar nga të tjerët.
Një veshjë flakëruese. Të vishesh me një palë këpucë super të larta, fustane apo kostume vezulluese e rrezëllitëse, të mbash një çantë të shndritshme apo bizhuteri të mëdha është e sigurt që jemi nën vëzhgimin e të tjerëve. Kjo mënyre veshjeje zbulon një anë të personalitetit tonë që kemi dëshirë të dukemi të egër dhe të veçuar nga turma dhe nga ajo çka përfaqëson e zakonshmja. Veshjet flakëruese transmetojnë idenë se dikush dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes dhe që ka nevojë për vlerësimin e tjetrit.
Një veshje sportive. Njerëzit që vishen sport njihen si njerëz me krakter sportive. E pra, është veshja ajo që padashur etiketon personalitetin tonë. Kur dikush vishet me pantallona sportive, të rehatshme, pse jo edhe të shkurtra të shoqëruara më një palë atlete dhe një t-shirt jemi të prirur të themi se ai / ajo është sportiv/ e. Menjëhere mendojmë se ky person është sportive, praktik dhe që tregon një kujdes të madh ndaj trupit të vet.
Një veshje kazuale( e përditshme ). Në këtë grup futen njerezit të cilët nuk mendohen gjatë për paraqitjen e jashtme. Mjafton që të veshin një palë pantallona, shoqëruar me një bluzë të thjeshtë.Në disa raste këta njerëz rrezikojnë të komentohen si të pa vëmendshëm pas paraqitjes së tyre dhe si me mungesë të theksuar krijimtarie.
Për sa thamë më lartë duket qartë se paraqitja e jashtme fizike dhe veshja kanë një ndikim të rendësishëm mbi përcaktimin e asaj cfarë ne përfaqësojmë si individë. Në kohët e sotme moderne , paraqitja e jashtme luan një rol thelbësor në jetën e njeriut. Jeta e sotme është lehtësisht e ndikueshme nga media televizive, filma, yje të kinemasë të cilët personifikojnë bukurinë dhe finesën trupore. E megjithatë, shumë njërëz vlerësojnë idenë se ka më shumë bukuri e rendësi përtej veshjeve tona.Personaliteti është një aspekt bukurie që vlerësohet shumë njëkohësisht. T’i kushtojmë vëmendje apo të përmirësojmë personalitetin tonë është shumë e shëndetshme pasi kështu arrijmë të jemi më tërheqës. Një studim i fundit i kryer në një universtet të Floridës, zbuloi se meshkujt janë të gatshëm të vlerësjnë në paraqitjen fizike të femrës nëse ajo është e këndshme dhe e shoqërueshme. Kjo nënkupton se njerëzit të cilët nuk cilësohen si modern apo që nuk dijnë të vishen sipas modës mund të konsiderohen të bukur nisur nga shum aspekte të tjera që lidhen me personaitetin tonë.
Personaliteti nuk duhet të ‘konkurojë” me pamjen tonë të jashtme. Ato duhet të shkojnë krah njëra tjetrës për të harmonizuar tiparet tona të brendshme me ato të jashtme.
Si duhet të vishemi për t’u ndjerë mirë dhe bukur? Zbuloni 10 këshilla:
Vishuni për t’i dhënë rëndësi dhe respekt vetes suaj
Kujtoni se veshja nuk duhet të jetë e shtrenjtë për t’u ndjerë të bukur.
Vishuni duke u përshtatur me ambientin ku jeni.
Mos kini frikë të tregoni personalitetin tuaj duke përdorur ngjyra, aksesorë etj.
Zbavituni me veshjen tuaj. Mos e merrni shumë seriozisht.
Përdorni veshje që ju bëjnë të ndiheni mirë
Përpiquni të dilni jashtë rehatisë suaj dhe mënyrës se si jeni veshur gjithmonë. Psh; nëse visheni gjithnjë me xhinse, provoni të vishni një kostum serioz dhe shihni se si do të ndiheni
Përpiquni të mos vishni më veshje që kanë një lidhje më një ngjarje të caktuar që ju ka lënduar, si veshje të përdorura kur keni qenë shumë sëmurë, pas një divorci etj
Provoni të visheni bukur edhe atëherë kur kjo veshje nuk përdoret për ambientin specifik. Nëse jeni të mërzitur dhe një veshje e tillë ju bën të ndiheni mirë, mos hezitoni ta vishni atë
Mos u shqetësoni të jeni në çdo kohë veshur me modën aktuale.Por ndryshoni vazhdimisht garderobën tuaj.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.