Kur një adoleshent zgjedh stilin e tij në look, përballet me dy dinamika të ndryshme: eksperimentimin, si psh. dalja në një skenë, prova të ndryshme përpara se të vendosë se cila i pëlqen më shumë. Si dhe, identifikimi me grupin, një fazë shumë e rëndësishme e marrëdhënies me të tjerët për djemtë. Është pikërisht ky regjistër i dyfishtë, përmes të cilit djali zbulon pjesë të ndryshme të vetes së tij dhe më pas e ndjen të nevojshme t’i ekspozojë së jashtmi.
Kërkimi i identitetit shtrihet gjatë në kohë dhe ndoshta nuk mbaron kurrë. Ndodh shpesh të ketë mospërputhje tek ata adoleshentë, që janë shumë të vëmendshëm ndaj rregullave të familjes dhe që në të njëjtën kohë, po këta, sillen në mënyrë shumë provokative në ambiente të tjera. Duke u rritur, nevojitet të mësojmë për të përvetësuar rolet në kontekste të ndryshme.
Diskutimi nuk ka në vëmendje vetëm zgjedhjet e veshjeve kur duhet të dalim, pasi përfshin edhe mënyrën se si vendosim ta përcjellim trupin tonë, që përcakton kufirin midis brenda dhe jashtë vetes. Paraqitja e jashtme prezantohet edhe si një lloj gjyqi apo miratimi, sepse përmes një fije floku apo vështrimi të mprehtë, qoftë shumë apo pak ekstrem, djemtë kërkojnë të tregojnë se kush janë. Adoleshentët ndikohen nga çdo gjë që i rrethon: filma, videoklipe, Interpretoni stilin e tyre miq, të famshëm, televizione, reklama, rrjetet sociale etj. Kanë një kulturë të gjerë vizuale dhe janë shumë të zotë për sa i përket modës dhe stileve. Trupat e tyre kanë një shumëllojshmëri kodesh kulturore, të cilat nuk mund të jenë menjëherë të pranueshme nga të tjerët dhe pikërisht kjo sfidë e moskuptmit të menjëhershëm është për ta një aspekt tejet i rëndësishëm për stimul. Mund të themi se ata e krijojnë botën e tyre përmes veshjeve: Me kodet e veshjeve (kombinim veshjesh, aksesorë dhe make-up) krijojnë universin e tyre unik, ekskluziv dhe personal.
Të jesh vetvetja dhe ta bësh të dukshme këtë gjë tek të tjerët është e një rëndësie jetike përgjatë adoleshencës dhe, në të njëjtën kohë, e vështirë. Kjo është arsyeja pse në këtë fazë të jetës adoleshentët kanë një theks të madh në vetëdijen e modës dhe stilit, për të treguar dhe rëndësinë strategjike të ndryshimeve. Sot, adoleshentët shpikin kodin e veshjes. Aksesorët, veshjet, ngjyrat, pëlhurat, krehjet, të cilat vlerësohen, komentohen dhe shqyrtohen deri në detaje. Në praktikë, përmes zgjidhjes së look-ut, bota e adoleshentit krijohet e rikrijohet çdo ditë, merr formë dhe ndryshon me ritme të shpejta. “Look-u i një adoleshenti bëhet rrufeshëm i dukshëm për të tjerët, si një spektakël për sytë e njerëzve”.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.