Marrëdhënie

November 12, 2016 | 6:11

Veshja e adoleshentëve/10 porositë për prindërit

1Për të arritur ekuilibrin e duhur midis kontrollit, pranimit dhe vlerësimit të zgjedhjeve që bëjnë adoleshentët, ekspertët këshillojnë: Herët a vonë, shprehje e fjalë të njëjta tingëllojnë në çdo shtëpi. Kur në një familje ka një adoleshent, vjen gjithnjë momenti kur nëna ose babai përballë një veshjeje praktikisht ekstravagante priren të thonë: “Po si je katandisur kështu?!”.

Mund të themi se ky aspekt është një nga shtyllat e ndërveprimit prind-fëmijë. Është momenti kur shpërthejnë fjalët, kritikat. Pikërisht në këtë moment krijohet hendeku i brezave: “Kjo shtëpi nuk është hotel” apo “Sepse kështu them unë!”. Prindi, në rastin specifik kur ndodhet përballë disa detajeve të ndryshuara dhe të pajustifikue shme nga ana e fëmijës adoleshent, si psh. një fund shumë i shkurtër dhe i ekzagjeruar, kupton se fëmija i tij, dikur i vogël, tashmë është gati për t’u bërë pjesë e komunitetit social. Fëmija dëshiron ta kalojë këtë prag të jetës me ato mënyra që ai dëshiron. Në këtë mes, variablet e lojës janë të shumta dhe prindërit duhet të kuptojnë se si t’i ndryshojnë ato. Nga njëra anë, të zgjedhësh stilin tënd të veshjes është një kalim themelor i procesit të formimit të identitetit dhe nga ana tjetër, nëna dhe babai kanë për detyrë të ndihmojnë fëmijët të deshifrojnë mesazhet që dërgojnë përmes gjuhës së tyre trupore. Çështja është të përpiqesh të mbash distancën e duhur, edhe pse është e vështirë praktikisht. Si përfundim, të përpiqemi të vendosim ekuilibrin e pastabilizuar ndërmjet respektit të lirisë individuale, rëndësisë së transmetimit të sensit kritik dhe vetëdijes që në moshën 13, 14 apo 17-vjeçare, nuk mund të jenë të zotëruara mjaftueshëm.

 

10 porosi për prindërit

1- Jini koherentë! Mos kërkoni seriozitet të tepruar nëse ju në moshën 40-vjeçare visheni në një mënyrë shumë më të re se brezat e tjerë kohë më parë

2- Përcaktoni rregullat, në varësi të karakterit të fëmijës

3- Përcaktoni ndalime, të cilat më pas duhet t’i respektoni

4- Bindini fëmijët se look-u duhet të përshtatet me situatën

5- Kërkojuni të respektojnë rregullat e shkollës

6- Përpiquni t’i shihni gjërat edhe nga pikëpamja e tyre

7- Mos i kushtoni vëmendje vetëm aspektit estetik

8- Mos mendoni se fëmijët duhet të jenë kloni juaj

9- Mos lejoni kontrollin e ashpër, si dhe lejen e tepruar

10- Mos reagoni për shkak të frikës së gjykimeve të jashtme

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top