Bota e artit gjithmonë “merr” fjalën e para kur flitet për tregues që kanë të bëjnë me modën më të fundit.
Që herët, filmat, spektaklet televizivë, edicionet informative dhe gjithçka kishte të bënte me një prezantim përmes ekranit apo skenës, transmetonte ndryshimet më të fundit dhe risitë sa i takon stilit më në trend të veshjeve.
Edicioni i fundit i festivalit të Venecias, i përmbyllur në fund të muajit gusht, shpërfaqi një tendencë mjaft të pëlqyer për audiencën, duke treguar se klasikja mbetet e tillë dhe kurrë nuk do të dalë nga shijet e askujt.
Qyteti i lashtë i Venecias edhe këtë vit mahniti në edicionin e tij të 73-të Ndërkombëtar të Kinemasë, pas prezantimit në tapetin e kuq të VIP-ve pjesëmarrës. Këto janë veshjet më të bukura të shfaqura, që nga Vittoria Puccini te Kasia Smutniak, deri më e sofistikuara Michelle Williams, të cilat përveç linjave trupore kanë treguar fustane që na bëjnë të ëndërrojmë.
Ja disa nga veshjet më të bukura përmes fotove të realizuara.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.