Këshilla & Arsye

May 14, 2019 | 8:57

Vështirësitë me të cilat përballet shëndeti gjatë agjërimit

Agjërimin të cilin e ka përcaktuar feja islame është pushim i domosdoshëm për sistemin e tretjes. Megjithatë, nëse ndieni pengesa me rastin e agjërimit ato mund të jenë rezultat i pirjes shumë të vogël të lëngjeve, i konsumimit të tepruar të sheqerit apo kripës, apo diçka tjetër.

Nëse ndieni vështirësi të rënda shëndetësore, shkoni te mjeku, ndërkaq disa pengesa të vogla mund t’i eliminoni edhe vetë varësisht nga simptomat:

  1. Plogështia (shtypja e ulët e gjakut)

Simptomat: Dobësim, djersitje e madhe, lodhje, marramendje, zbehje dhe rënie të fikët.

Shkaktarët: Konsumim shumë i ulët i lëngjeve dhe i kripës.

Zgjidhja: Përpiquni të freskoheni dhe të shtoni konsumimin e lëngjeve dhe kripës.

Kujdes: Shfrytëzoni manometrin në mënyrë që të jeni të informuar me shtypjen tuaj të gjakut. Gjithashtu këshillohuni edhe me mjekun.

  1. Niveli i ulët i sheqerit

Simptomat: Dobësim, marramendje, lodhje, përqendrim i dobët, djersitje, dridhje dhe dhembje koke.

Shkaktarët te njerëzit të cilët nuk vuajnë nga diabeti: Konsumimi i tepërt i sheqerit të rafinuar.

Zgjidhja: Përkufizoni konsumimin e ushqimit dhe pijeve të cilat përmbajnë sheqer.

Kujdes: Personat të cilët vuajnë nga diabeti mbase do të detyrohen që gjatë Ramazanit të përshtatin marrjen e barnave (këshillohuni me mjekun).

  1. Kapsllëku

Shkaktarët: Artikuj të shumtë të rafinuar, konsumim i dobët i ujit dhe mungesë e fibrave.

Zgjidhja: Shmangni ushqimin e rafinuar, shtoni konsumimin e ujit, përdorni miell të vrugët.

  1. Pengesa në tretje

Shkaktarët: Ngrënie e tepërt. Ngrënia e ushqimit të fërguar, ushqimi i yndyrshëm dhe ushqimi me erëza të shumta.

Zgjidhja: Shmangni ngrënien e tepërt dhe ushqimin e fërguar, pini lëngje frutash apo ujë.

  1. Dhembja e kokës

Shkaktarët: Konsumimi i kafeinës dhe i duhanit, mungesa e gjumit.

Zgjidhja: Ngadalë (një deri në dy javë para Ramazanit) zvogëloni konsumimin e kafeinës dhe duhanit. Kafeina bimore nga çaji mund të ndihmojë. Riorganizoni orarin e gjumit.

  1. Ngërçet e muskujve

Shkaktarët: Marrje e pamjaftueshme e kalciumit, magnezit dhe kaliumit.

Zgjidhja: Hani ushqim të pasur me mineralet e përmendura më sipër, p.sh. perime, fruta, produkte qumështi dhe mish.

Kujdes: Ata të cilët kanë probleme me tensionin e lartë të gjakut apo me gurët në veshka duhet të shkojnë te mjeku.

  1. Gurët në veshka

Shkaktarët: Konsumim i vogël i lëngjeve.

Zgjidhja: Pini lëngje shesë.

  1. Dhembjet në nyja

Shkaktarët: Gjatë Ramazanit, me rastin e faljes ndodh ngritja e presionit në nyja të gjunjëve, posaçërisht te njerëzit e moshuar dhe te ata të cilët vuajnë nga artriti, gjë që mund të shkaktojë dhembje, shtangim, ënjtje dhe bezdi.

 

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top