Marrëdhënie

November 15, 2016 | 6:51

Vetëbesimi rritet kur jemi në një marrëdhënie dyshe!

1Për individin është shumë e shëndetshme të ketë një karakter të fortë dhe një vetëvlerësim të mirë që u reziston opinioneve dhe sjelljeve të të tjerëve, por në fakt nuk funksionon kështu. Po çfarë ndodh me vetëbesimin kur jemi në çift?

Në këto raste, vetëbesimi mund të rritet apo të pësojë zbritje dhe kjo gjë varet nga partneri ynë, si dhe marrëdhënia që kemi ndërtuar. Nëse ndihemi të barabartë me njëri-tjetrin, në lartësinë e duhur, superior apo jo. Do të ishte bukur që në çift vetëvlerësimi të ishte në nivelin e tij optimal. Të ndjerit të dashuruar dhe të vlerësuar na bën të ndihemi mirë, të bukur, inteligjentë, të sigurt në vetvete dhe të dobishëm. Kur kemi vetëvlerësim të kënaqshëm, do të thotë se gëzojmë një marrëdhënie të shëndetshme në çift dhe mbi të gjitha partneri na bën të ndihemi të dashuruar dhe të vlerësuar si në ditën e parë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top