Studim

October 9, 2019 | 9:10

Vetëm në moshën 54 vjeçare burrat maturohen vërtetë

Sipas studimit, pasiguritë në lidhje me pamjen fizike, gjendjen financiare dhe problemet e veçanta, pengojnë pjekurinë e shumë burrave, të cilët nuk adresojnë drejtpërdrejt problemet e tyre dhe shpesh vazhdojnë të sillen si adoleshentë.

Burrat kanë theksuar se frika për të mos patur shtëpitë e tyre, humbja e flokëve dhe i gjithë procesi i plakjes frikësojnë pjesën më të madhe të tyre.

Për burrat jeta fillon në moshën 54 vjeçare. Numri mjaft i saktë është rezultat i një studimi që përcaktoi moshën në të cilën burrat rriten dhe fillojnë të gëzojnë jetën si “të rritur të vërtetë”.

Studimi i kryer mbi 1000 burra, zbuloi se kjo është epoka kur ata ndjehen “të vendosur dhe të sigurt”. Burrat marrin më shumë kohë, krahasuar me gjeneratat e tjera, për të arritur këtë fazë, kryesisht për shkak të presioneve financiare dhe atësisë së vonuar.

 

Burimi / https://vibee.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top