Mirëqenie

November 20, 2019 | 15:01

Vetëm së bashku mund t’i themi STOP bullizmit

Vetëm së bashku mund t’ia dalim të parandalojmë fenomenin e bullizmit, i cili është jo vetëm shqiptar por edhe ndërkombëtar.  Sot më 21 nëntor 2019, e konsideruar si dita kombëtare e bullizmit  në Shqipëri, janë zhvilluar aktivitete me pjesëmarrjen e shkollave publike, nën mesazhin drejtuar nxënësve: Mos bullo, bullizmi vret shpirtin, ëndrrat dhe forcën e çdo fëmije, çdo individi. Kjo ishte dhe motoja që shoqëroi këtë aktivitet.

1Bullizmi është një dhunë psikologjike ose fizike e ushtruar vazhdimisht nga një grup individësh kundrejt një individi tjetër. Dhuna në mjediset e shkollës (në të gjitha format e saj) është një shkelje e të drejtave të fëmijëve dhe adoleshentëve për arsim, shëndet dhe mirëqenie. Asnjë shtet nuk mund të arrijë një edukim cilësor gjithëpërfshirës dhe të barabartë, nëse nxënësit përjetojnë dhunë apo bullizëm në shkollë.

Aktivitetet janë organizuar përmes bisedave mes nxënësve dhe fëmijëve, shoqëruar me postera në orën e hapur, siç ishin ato në shkollën “Jeronim De Rada” në Tiranë dhe “Don Bosko” në Kosovë.

4

3

5 2

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top