Mirëqenie

November 30, 2018 | 12:05

Vetitë e jashtëzakonshme dhe përfitimet që sjell përdorimi i vajit të farave të lirit

Farat e lirit janë konsideruar ndër ushqimet më të fuqishme për efektet e dobishme në trupin tonë: nga ato terapeutike te vetitë estetike për kujdesin e lëkurës dhe flokëve. Vaji i farave të lirit është përdorur si një anti-inflamator, antioksidant dhe vasoprotektor: me pak fjalë, një koncentrat i virtyteve që duhet të zbulohen.

Lamtumirë rrudha: vaji i lirit është një antioksidant i fuqishëm dhe anti-rrudhë: në sajë të përmbajtjes së Omega 3 dhe Omega 6 është i dobishëm për ruajtjen e cilësisë së qelizave dhe indeve dhe për këtë arsye një anti-moshë i shkëlqyer. Për rutinën e bukurisë mund të përdoret si një mbartës për make-up: vetëm disa pika në një shtupë pambuku janë të mjaftueshme për të hequr përbërjen në një mënyrë të natyrshme dhe efektive. Kundër rrudhave rreth syve apo rreth buzëve, përdorni vetëm disa pika çdo ditë me një masazh të butë në zonën e prekur.

Flokë të shkrifët: Vaji i farës së lirit është një aleat i çmuar për bukurinë dhe shëndetin e flokëve, si dhe për të parandaluar formimin e nyjeve  të flokëve: në sajë të përmbajtjes së lartë të acidit linoleik, i dobishëm për hidratimin e flokëve dhe alfa acid linoleik, i cili ruan elasticitetin dhe rezistencën e tij, vaji i lirit ka vlerat e jashtëzakonshme të ristrukturimit. Për ta përdorur atë mjafton të përzieni tre lugë qumësht me një lugë vaj liri, e përziejmë dhe e aplikojmë, e lëmë të veprojë për gjysmë ore dhe pastaj e shpëlajmë me ujë të ngrohtë. Me të vërtetë i shkëlqyeshëm si një ristrukturues, përforcues dhe shkëlqyes flokësh.

Lufton inflamacionin: vaji i farave të lirit është një ndihmë e madhe për të luftuar gjendjet inflamatore. Falë acideve esenciale që përmban, të cilat trupi ynë nuk mund t’i prodhojë vetë, ndihmon trupin të eliminojë toksinat dhe të rrisë sistemin imunitar, ai përdoret me efikasitet për trajtimin e ekzemës dhe psoriasis, në sajë të vetive shëruese dhe anti-inflamatore. Kur aplikohet në lëkurë, ky vaj i mrekullueshëm ka veti qetësuese, ushqyese, lehtësuese, shëruese dhe hidratuese.

Mbron zemrën: sikur të mos mjaftonin të gjitha ata që përmendëm më sipër, vaji i farave të lirit përdoret edhe në kardiologji. Sipas disa studimeve shkencore, acidi alfa-linolenik, me të cilin vaji i farave të lirit është veçanërisht i pasur, funksionon shumë mirë si kardioprotektor dhe vasoprotektor dhe ka një veprim të rëndësishëm antihipertensiv. Me pak fjalë, një ilaç për shëndetin e mirë të zemrës sonë.

 

Burimi / gazeta-shqip.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top