Mjalti është një element i çmuar kur flitet për mirëmbajtjen e lëkurës dhe trupit në përgjithësi. Ai është vërtet i mirë në shumë gjëra.
Por përtej efekteve të tij qetësuese, luftimit të baktereve, madje edhe në ndikimin pozitiv që ka për gjumin, një nga rolet e tij më të mëdha është aftësia për të luftuar aknet.
Ajo që e bën atë të mrekullueshëm për fytyrën, është pastrimi që mjalti u bën akneve dhe shenjave të ndryshme të fytyrës.
Mjalti ka efekte anti-inflamatore, redukton infeksionin dhe funksionon si një anti-bakterial, ndaj disa lloje bakteresh që shkaktojnë puçrra në fytyrë.
Ai gjithashtu ndihmon në eliminimin e qelizave të vdekura të lëkurës, duke i bërë ato që të mos bllokojnë poret, gjë e cila shkakton pikat e zeza dhe të bardha.
Vetitë qetësuese dhe hidratuese të mjaltit shërojnë aknet ekzistuese dhe gjithashtu ndihmojnë që shenjat e akneve të zhduken më kollaj.
Burimi / http://tvklan.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.