Dikush ka thënë se çelësi magjik për përmbushjen personale mund të jetë iluzion, por çelësi i sigurt i dështimit është të përpiqemi t’i kënaqim të gjithë.
Më poshtë janë disa tipare të njerëzve me vetëbesim të shëndetshëm:
-Ata jetojnë me një qëndrim të përulësisë. Kur dhuratat dhe talentet tona zbulohen nga të tjerët, vetëvlerësimi ynë ndjen menjëherë ndjenjën pozitive të saj.
-Ata flasin të vërtetën kur e shohin, pa frikë për refuzim dhe pa asnjë qëllim për t’i dëmtuar të tjerët.
-Ata e dinë se si të ndajnë ndjenjat nga mesazhi.
-Ata e dinë ndikimin që kanë emocionet si zemërimi, frika dhe ndjenja e fajit tek njeriu dhe shkojnë nën sipërfaqe për të përcaktuar arsyen dhe burimin e këtyre emocioneve.
– Besojnë në aftësinë e të tjerëve për të marrë vendime.
-Ata janë përgjegjës në fjalë dhe vepra për atë që thonë dhe bëjnë.
-Ata e dinë se e kaluara është e kaluara dhe e tashmja është e tashmja. Ata e pranojnë se për të qenë emocionalisht të shëndetshëm duhet të lëvizin nga viktima tek fituesi.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.