Mirëqenie

December 8, 2016 | 9:18

Vetitë kuruese të vajit të ullirit

Anila Kalleshi Dietologe

Anila Kalleshi
Dietologe

Llojet e shumta të vajit të ullirit nuk duhet të na çorientojnë, pasi një vaj ulliri sa më shumë të jetë i pasur me polifenole, aq më i mirë është për shëndetin tonë. Polifenolet të pranishme në të kanë funksion anti inflamator dhe anti tumoral.

Ky është përfundimi në të cilin kanë arritur një grup studiuesish në Universitetin e Mjekësisë në Bari, Itali.

“Rezultatet janë të mahnitshme, pohojnë studiuesit, pasi çdo lloj vaji ulliri është i veçantë në përmbajtjen e tij, pasi kryen një funksion tepër të saktë në organizmin tonë. Me fjalë të tjera, çfarëdolloj vaji ulliri konsiderohet një ushqim i ndryshëm”.

Studimi kishte për qëllim identifikimin e gjeneve dhe micro ARN-së të depozituar në funksionimin e qelizave inflamatore (monocitet), shprehja e të cilave mund të ndryshojë në varësi të konsumimit të vajit të ullirit ekstra të virgjër, apo më pak të pasur me polifenole të pranishme në vaj. Rezultatet e studimit nënvizojnë se, vaji i ullirit ekstra i virgjër, i pasur me polifenole, i duhet organizmit, jo vetëm në forcimin e metabolizmit, por edhe sepse është një “armë” plus në parandalimin e inflamacionit, arterosklerozës dhe kancerit.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top