Mirëqenie

February 19, 2018 | 8:42

Vetitë shëruese të lëkurës së shegës…

Shega, është një frut i cili ndër vite është përdorur për kontrollin e sëmundjeve të ndryshme. Ajo nuk është një ilaç, por një ushqim i madh me fuqi shëruese. Vetitë e saj janë studiuar dhe provuar intensivisht nga studimet.

Në mënyrë tipike, vetitë e dobishme të lëvozhgave të shegës janë diskutuar edhe në shkrimet e vjetra indiane. Lëkurat e shegës pengojnë rritjen e mikroorganizmave të dëmshme në trup dhe janë një agjent i shkëlqyer anti-inflamator. Çaji i përgatitur nga këto lëkura  besohet të qetësojë sistemin nervor.

Përveç kësaj, lëvozhgat e shegës janë një ilaç efektiv për trajtimin e krimbave. Vetitë  e dobishme të këtij fruti të ëmbël janë të njohura në të gjithë botën.

Normalisht lëvozhgat e shegës përdoren për të përgatitur çajra të shëndetshëm, por gjithashtu mund të thahen, të pastrohen dhe pluhurin mund ta shtoni në kos për një shëndet më të mirë.

Gjithashtu, disa hulumtime kineze kanë zbuluar se lëkura e shegës ka dy herë më shumë antioksidantë ndaj është kaq e rëndësishme ta konsumoni në përditshmërinë tuaj.

Burimi / http://www.scan-tv.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top