- Shumë i pasur me kurkum
Shafrani i Indisë përmban kurkumin, një substancë me veti të fuqishme anti-inflamatore dhe antioksidante. Nga shumica e studimeve rezultoi se ekstraktet e shafranit përfshijnë sasi të mëdha të kurkumit.
- Shafran i Indisë shërben si anti-inflamator natyral
Inflamacion kronik kontribuon në shumë sëmundje të zakonshme perëndimore. Kurkumi mund të shtypë shumë molekula të njohura që luajnë role të mëdha në inflamacion.
- Rrit kapacitetin antioksidues të trupit
Shafrani i Indisë neutralizon radikalët e lirë në vetvete, por gjithashtu stimulon enzimat e veta antioksiduese të trupit tuaj.
- Kurkumi rrit faktorin neurotrofik të trurit dhe ul rrezikun e sëmundjeve të trurit
Kurkumi rrit nivelet e hormonit BDNF të trurit, i cili nxit rritjen e neuroneve të reja dhe lufton proceset e ndryshme degjenerative në trurin tuaj.
- Mund të ulë rrezikun e sëmundjevetë zemrës
Kurkumi ka efekte të dobishme për disa faktorë të njohur që luajnë rol në sëmundjet e zemrës. Ai përmirëson funksionin e endotelit dhe është një agjent i fuqishëm anti-inflamator dhe antioksidues.
- Ndihmon në parandalimin dhe ndoshta trajtimin e kancerit
Për shkak të ndryshimit molekular që sjell në trup, Shafrani i Indisë mund të parandalojë, por edhe trajtojë kancerin.
- Mund të parandalojë dhe trajtojë Alzheimerin
Mund të kalojë pengesën e gjakut në tru dhe është provuar se ka çuar në përmirësime të ndryshme në procesin patologjik të sëmundjes Alzheimer.
- Ndihmon pacientët që vuajnë nga artriti
Artriti është jë sëmundje që shkaktohet nga inflamacioni i kyçeve. Përbërësit e Shafranit të Indisë, duket se kanë një efekt pozitiv në këtë sëmundje.
- Ka përfitime kundrejt depresionit
Në një studim me 60 persona që vuanin nga depresioni, u vu re se Shafrani i Indisë sjell përfitime njësoj si ilaçet antidepresantë.
- Lufton plakjen dhe vonon sëmundjet që lidhen me moshën
Duke marrë parasysh përfitimet e përmendura më sipër, shafrani i Indisë ndihmon në rritjen e jetëgjatësisë.
Burimi / pernenat.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.