Nëse duam të bëhemi dikush në jetë, motivimi i vetes apo vetmotivimi është çështja më esenciale. Në këtë vështrim, çdo individ duhet të dijë si të motivojë veten, të ketë zotësinë për të mbajtur një gjendje shpirtërore të lartë dhe situatat mund të jenë dekurajuese dhe jo mbështetëse.
Motivimi i vetes, duhet kuptuar edhe si aftësi e individit për të bindur e qartësuar veten, për të kontrolluar e vlerësuar sjelljet dhe veprimet. Kështu, tek çdo individ, krahas rritjes, zhvillimit dhe maturimit të tij, vjen një moment që ai bëhet më komandues dhe më vetdrejtues i veprimeve dhe sjelljeve të veta, fillon të ndjejë e kuptojë se ai vetë duhet të drejtojë jetën e tij dhe jo më të tjerët.
Veç kësaj, ka rëndësi të kuptohet se cilësitë e veçanta të prosesit vetmotivues, shprehin imazhin e vetes, aftësinë për të kontrolluar mekanizmin individual vetvlerësues e rivlerësues ,i cili merr për bazë kontekstet e veprimit, përvojën apo eksperiencat individuale e të tjera.
Psikologe Antonela Rama
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.