Lifestyle

February 21, 2018 | 8:03

Vetulla jo perfekte? 5 rregulla për t’u ndjekur

Vetullat janë korniza e fytyrës

soparcciglia

Make up artist Daniela Maio na mëson se si t’i bëjmë vetullat të duken perfekte. Vetullat ashtu si dhe flokët janë gjysma e bukurisë, ato janë shprehëse, komunikojnë identitetin e një personi! Kjo është arsyeja pse është shumë e rëndësishme t’i korrigjoni në mënyrë optimale sipas formës së fytyrës tuaj.

5 rregulla për vetulla perfekte.

Analizojmë strukturën e tyre

Vetullat ndahen në tri pjesë:

  1. E para – pjesa në ngjitje “Fillimi” 1
  2. E dyta – pjesa e lartë H “pika më e lartë” 2
  3. E treta – pjesa zbritëse “Fundi” 3

Rregulli themelor për të pasur vetulla tërheqëse është që pika 2 (H lartësia) nuk duhet të jetë më e ulët se pika 1 dhe seksioni i pikës 3 nuk duhet të jetë më i gjatë se pjesa fillestare 1; duke spostuar pikën e lëvizjes 2 (H lartësia) mundet të korrigjojmë disa lloje të fytyrës: afrohet drejt ballit dhe fytyra zgjatet (fytyrë e shkurtër). Në fakt, nëse analizojmë mirë harkimin e tyre, vihet re që gjatësia e pjesës fillestare 1 është dyfishe në pjesën e fundit 3, i njëjti koncept zbatohet edhe nëse duam trashësi.

vetulla-1

2.Si mund t’i korrigjojmë?

Duke përdorur lapsin në fytyrë nxjerrim linja imagjinare për të rregulluar tri pikat themelore:

Duke filluar nga 1. në anën e hundës, prekim qoshen e brendshme të syrit.

Pika më e lartë 2. Nga ana e hundës zhvendosemi në pjesën e jashtme të pupilës.

Fundi 3. Gjithmonë nga ana hundës zhvendosemi në pjesën e jashtme të syrit.

Heqim pjesën e tepërt me piskatore. Qimet duhen hequr nga baza në të njëjtin drejtim me rritjen, dhe nuk duhet harruar gjithmonë dezinfektimi në fund. Shmangni depilimin, sepse me kalimin e viteve, qepalla traumatizohet nga lotët.

Shënim: Tregoni kujdes kur hiqni vetullat gabimisht, me kalimin e kohës qimet dobësohen dhe nuk mundet të rriten përsëri!

vetulla2

3.Ridizenjojmë ose i rimbushim

Vetullat mund të ridizenjohen me lapsin e duhur të papërshkueshëm nga uji, duke zgjedhur një ngjyrë kafe të errët ose dy-tre hije më të lehta se ngjyra e flokëve. Që të ketë vetullat mahnitëse, filloni të dizenjoni nga pjesa qendrore dhe zbuteni anash sipas një harkimi. Pastaj plotësoni pjesët boshe me ngjyrën kompakte. Krihini me furçën e duhur nga poshtë lart.

young brunette with short hair woman make-up. girl Cosmetic.

4.Fiksojini

Rregulli i fundit për vetulla të bukura është fiksimi i tyre me rimel transparent.

5.Këshilla për kujdesin

Për forcimin dhe ushqyerjen e vetullave fshijini çdo mbrëmje me pambuk të lyer me vaj ricini.

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi //Tiscali.it

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top