Në fokus

August 9, 2019 | 8:50

Vëzhgimi i detit aktivizon një gjendje lumturie në tru

Nëse ndiheni më të lumtur kur jeni përballë detit, nëse ndjeni se jeni më të lumtur në atë moment, nëse tingulli i valëve shkakton gjendje paqe mendore, me siguri tashmë e dini se çfarë është konfirmuar nga shkenca: vëzhgimi i detit aktivizon një gjendje lumturie në tru.

Një grup studiuesish studiuan marrëdhëniet midis detit dhe shëndetit. Rezultatet konfirmuan atë që ne tashmë e dinim: tingujt e detit stimulojnë korteksin parafrontal, një zonë të trurit përgjegjëse për emocionet tona dhe reflektimin personal.

Sipas studimit, deti zgjeron aftësinë e njeriut për vetë-njohuri, dhe gjithashtu prodhon mirëqenie emocionale. Prandaj, të qenit në kontakt me detin, ka një fuqi shëruese. Ndjenja e lumturisë e krijuar nga vëzhgimi i detit rregullon nivelet e serotoninës, një hormon që kontrollon dhe zvogëlon ankthin.

Jo vetëm kaq, lëvizja dhe tingulli i valëve na kujton rrahjet e zemrës së nënave tona, kur ishim ende në bark, duke gjeneruar një ndjenjë sigurie dhe mbrojtjeje.

 

Burimi / https://www.rimedio-naturale.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top