Victoria Beckham tregon sekretin e lëkurës së saj vërtet mahnitëse. Në një intervistë për “The edit”, Beckham betohet se trajtimi i lëkurës së saj fillon në kuzhinë.
“Unë kam dermatologun tim në Los Angeles, dr. Harold Lancer, i cili është i pabesueshëm. E njoh prej vitesh. Më ka zgjidhur problemet me lëkurën time, që ka qenë vërtet problematike”, ka thënë Beckham. “Ai më tha: duhet të hash salmon çdo ditë, mëngjes, drekë apo darkë”, pohon ajo. “Vërtet, çdo ditë?” Ai u përgjigj: “Po, mëngjes, drekë apo darkë, ju duhet të hani atë çdo ditë.”
Ky pohim duket i tepërt, derisa kupton rëndësinë e këtij ushqimi. Salmoni dhe peshku kanë vajra të tjera yndyrore me omega-3, vitamina A dhe C. Disa studime kanë treguar lidhjen midis konsumit të peshkut dhe ndikimit për lëkurë të shëndetshme.
Një studim i publikuar në “European Journal of Dermatology” tregoi se ata që hanin dietë të pasur me peshk dhe perime kishin dukshëm më pak akne, sesa ata që nuk hanin. Studime të tjera kanë treguar se salmoni mund të mbrojë kundër të gjitha llojeve të puçrrave në fytyrë.
Receta me salmon e dermatologut të Victoria Beckham:
Përbërësit:
1 copë salmon
2-3 limona organikë
Vaj ulliri
Përgatitja:
Vendosni disa copa limoni në një tavë qelqi. Shtroni copën e filetos së salmonit dhe spërkateni me vaj ulliri. Shtoni piper, si dhe erëza të tjera sipas dëshirës por, mos shtoni kripë. Piqeni në 375 gradë Celsius, për 20-25 minuta.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.