Victoria Beckham ka zbuluar koleksionin e saj të parë në Javën e Modës në Londër, 10 vjet pas lançimit të markës së saj. Për vite, stilistja dhe këngëtarja e famshme zgjodhi Javën e Modës në New York, rivalin e Britanisë së Madhe, por këtë herë ndryshoi vendim.
Në prezantimin e koleksionit të Victorias ishin dhe katër fëmijët e saj me bashkëshortin David për ta mbështetur. Koleksioni i parë, para 10 vjetësh përmbante vetëm 10 veshje.
Shfaqja e këtij viti u hap nga modelja Stella Tennant, 47 vjeç, në galerinë e artit të Mayfair, e veshur me një kostum të bardhë me pantallona, shoqëruar nga bluze mëndafshi dhe këpucë ngjyrë argjendi.
Ndërsa veshjet e saj të koleksionit pranverë/verë 2019 u pëlqyen nga kritikët e modës. Elizabeta Paton e New York Times tha se veshjet ishin elegante, të gjithanshme dhe bashkëkohore.
Burimi / www.vogue.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.