Marrëdhënie

April 19, 2017 | 14:07

Victoria Beckham sqaron pse nuk ka shumë miq

Ajo rrallë shihet me njerëz të tjerë, gjithmonë është në shoqërinë e bashkëshortit të saj dhe katër fëmijëve.

1

Më në fund, Victoria Beckham ka pranuar se ajo nuk ka shumë miq, por thotë se pavarësisht kësaj ajo kurrë nuk ndihet e vetmuar.

Ylli i pop, tashmë stiliste, tha në intervistën për Elle: “Unë nuk jam kurrë e vetmuar. Unë nuk kam shumë miq, por jam e rrethuar nga njerëz të vërtetë, me të cilët dëshiroj të qëndroj.”

 Znj. Beckham, tha se ajo ka mbajtur kontakte vetëm me pesë miq nga fëmijëria, por shtoi se nuk ka kohë që të takohet shpesh me ta.

43-vjeçarja shton: “Unë jam shumë e afërt me motrën time dhe një mike me të cilën shkoja në shkollë dhe tre ose katër të tjerët.”

“Unë mendoj se një mik i vërtetë e kupton se nuk mund të takohesh me të sa herë dëshiron, për shkak të angazhimeve. Secili nga miqtë e mi ka një karrierë dhe një familje,” është shprehur ajo.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top