Kjo video frymëzuese tregon edhe një herë se dashuria mund gjithçka. Ky film është parë më shumë se 3.3 milion herë në Instagram, kur ky burrë puth bashkëshorten e tij.
Laura 32 vjeçe dhe Jonathan 36 vjeç, u martuan në vitin 2012. Jonathan është pjesë e marinës detare, i cili ka marrë pjesë dy herë në luftën në Irak dhe një herë në Jemen. Pas kthimit në shtëpi, në Karolinën e Veriut, ai u përfshi në një aksident, i cili i ndryshoi krejtësisht jetën. Jonathan i mbijetoi dëmtimit në tru, i cili e la në koma. Askush nuk mund ta dinte nëse do të fliste apo ecte sërish. Ai qëndroi në koma për 61 ditë.
Laura, bashkëshortja e tij, e la studion Pilates ku punonte, dhe vendosi të qëndron me Jon çdo ditë. Tani ajo shpenzon 10 orë në ditë në qendrën e rehabilitimit bashkë me të shoqin.
Jon po bëhet çdo ditë e më mirë, por ai ende nuk mund të flasë.
“Kur e lija spitalin në fund të ditës, mendoja: Më mungon bashkëshorti im”. Laura Browning Grant
Puthja e çiftit u bë virale falë shpërndarjes dhe mesazhit njëherësh që transmetoi Laura, si një çast special mbi të gjitha.
Por Jon ka ende shumë rrugë për të bërë.
Përgatiti Orjona Tresa
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.