Marrëdhënie

July 18, 2017 | 10:04

VIDEO / Rrahin nusen pse lindi vajzë, jo vetëm në Shqipëri duan djalë!

Rrihet keq nga familja e bashkëshortit, arsyeja tronditëse: Pse linde vajzë? Meena Kashyap, 35-vjeçarja me origjinë nga Katalwi, në Indi, është rrahur për një arsye krejt të rëndomtë, atë që një grua duhet të sjellë në jetë fëmijën e parë djalë dhe jo vajzë. Edhe pse në shekullin e 21-të, mendësia dhe e vjetra duket se zotërohet thellë në kultura të tilla, të cilat për shkak të mungesës së emancipimit, jetojnë nën rregullat arkaike që diskriminojnë gjininë femërore.

nusja

Një video shokuese tregon sesi gruaja, sipas Metro, është rrahur nga bashkëshorti dhe vëllai i saj. videoja është publikuar nga policia për të demaskuar rastin e paprecedentë. Duket që familja është indinjuar së tepërmi, pasi pas dy vitesh martesë, ata mezi po e prisnin këtë shtatzëni, që në fakt rezultoi e padëshiruar në fund pasi kur erdhi në jetë rezultoi vajzë.

E përtej gjithë këtij sulmi të ashpër e çnjerëzor, familja e djalit i kanë kërkuar krushqve të paguajnë “vlerën e dëmit” me një kompensim prej 700 mijë rupie familjes së viktimë, si vlerë e detyrueshme nga paja e marrë në martesë.

http://metro.co.uk/video/woman-beaten-husband-brutal-attack-1502401/?ito=vjs-link

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top