Në fokus

September 5, 2017 | 20:41

(Video) “Rudina”, Merita Brama rrëfen mes lotësh dhunën e ish-bashkëshortit: Jam goditur 40 herë me levë

Ndërgjegjësimi dhe fuqizimi i organeve të drejtësisë e mbrojtjes si dhe mbështetje ndaj grave të dhunuara sipas garancive të afirmuara me ligj, është gjithçka duhet të bëjë bashkë një shoqëri për të mos lejuar që dhuna ndaj femrave, nënave e motrave të shndërrohet në ritmin e zakonshëm të jetës.

Ndërsa të gjithë duhet ta kthejmë vëmendjen dhe të përpiqemi të japim secili ndihmesën e vet për ndryshimin e këtyre sjelljeve të ulëta shoqërore, mediat kanë edhe më shumë në dorë për të përçuar zërin e ndihmës, i cili në ditët e sotme vijon të jetë mos mbështetet ashtu siç duhet nga organet kompetente. E pasojat, sjellin viktimat e radhës.

ana

Një ditë më parë, në emisionin e Ilva Tare “Tonight” në OraNews, një nënë e re, Ana apeloi për ndihmë. Kjo dëshmi gjeti forcën të bëhej publike pas ngjarjes tragjike të shënuar në mes të Tiranës, e cila solli vrasjen e Fildez Hafizit.

rudina

Kjo histori e dhimbshme i ka dhënë forcë një tjetër gruaje. Merita Brama nga Fushë-Kruja ka gjetur guximin dhe ka dalë haptazi në ekranin e Tv Klan në emisionin e Rudina Magjistarit për të denoncuar ish-bashkëshortin e saj dhunues. Ekskluzivisht për emisionin “Rudina” 49-vjeçarja Merita Brama tha:

“Jam goditur 40 herë me levë në trup nga ish-bashkëshorti”.

Brama apeloi mes lotësh shtetin për të marrë masa lidhur me rastin e saj teksa tregon se shumë shpejt në televizione do të dëgjohet një tjetër rast si ai i Fildes Hafizit nëse nuk ndërhyhet.

49-vjeçarja tregon se prej kohësh shoqërohet nga policë nga shtëpia në punë dhe anasjelltas.

Përgatiti O.T  /  Burimi TvKlan.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top