Edhe pse studimet dhe ekspertët e fushës së psikologjisë sugjerojnë se varësia ndaj lojërave elektronike është e dëmshme për njerëzit, me sa duket videolojërat e Nintendo Wii mund të ndihmojnë ata njerëz që kanë pësuar dëmtime në gju apo në kavilje dhe u duhet të bëjnë rehabilitim.
Ky është përfundimi i një studimi të bërë nga Sue Stanley-Green, docente në kolegjin “Florida Southern” në ShBA, e cila ka filluar ta aplikojë këtë “terapi” bashkëngjitur terapive tradicionale. “Loja e tenisit në ‘Nintendo Wii-Fit’ – shpjegon studiuesja – stimulon njerëzit të bëjnë një sërë ushtrimesh efikase dhe të sigurta”. Kjo lloj terapie ka një avantazh më të madh krahasuar me teknikat klasike, të mërzitshme: videolojërat e argëtojnë pacientin dhe e vënë në kushte gare me vetveten.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.