Në fokus

June 14, 2017 | 10:57

Vihet në pranga administratori i lojës vetëvrasëse “Balena Blu” (VIDEO)

Policia ruse ka arrestuar administratorin e lojës vetëvrasëse online “Balena Blu”. Ai është një 26-vjeçar i quajtur Ilya Sidorov. I riu u arrestua në Moskë pas ngjarjeve shqetësuese në disa vende të botës në lidhje me këtë lojë.

26-vjeçari pranoi se ka krijuar këtë lojë, që nxit të rinjtë të plagosin veten dhe në fund përfundon me vetëvrasje. Ai u arrestua nga policia pas pretendimeve se kishte udhëzuar një vajzë 13-vjeçare të hidhej në shinat e trenit, pasi kishte arritur në fazën e fundit të lojës “Balena Blu”.

Gjatë marrjes në pyetje, ai tha gjithashtu se është vetëm njëri prej administratorëve të kësaj loje online. Ilya Sidorov deklaroi para hetuesve rusë se ka një ekip prej 32 anëtarësh që administrojnë këtë lojë. Edhe në Shqipëri ka pasur disa raste të lojës së rrezikshme “Balena Blu”.

Rasti i fundit u shënua në Gjirokastër, ku një vajzë e mitur kishte arritur në etapën e 33 të lojës. Gjatë fazave të mëparshme, ajo kishte qëndruar disa ditë pa ngrënë, zgjohej natën, vizatonte me brisk në parakrah balenën duke u gjakosur dhe kalonte në depresion.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top