Në fokus

June 23, 2017 | 9:23

VIKTIMIZMI patologjik

Pavarësisht se është një argument pak i debatuar në literaturën shkencore, të gjithë kemi një ide pak a shumë precize se ç’është qëndrimi “viktimist”, duke qenë se është një sindromë mjaft e përhapur.

sonila-grudaQëndrimi viktimist në përgjithësi i referohet atyre që mendojnë se të gjithë e kanë me ata, mendojnë se të tjerët duan t’i vënë në faje që nuk kanë, duke vlerësuar sjelljen e tyre si korrekte dhe atë të të tjerëve si të gabuar. Sa herë që të tjerët, ndoshta me qëllimin për të ndihmuar viktimistin, tentojnë të përballen me këto argumente, duke i kujtuar përgjegjësinë e tij, viktimisti mundohet t’i largojë pasi mendon “se e kanë me të dhe nuk e kuptojnë”. Si përfundim, ata kanë një ide pozitive për veten e tyre, të ngjashme me një formë të rëndë të egocentrizmit dhe nuk pranojnë kritika të vërteta apo të hamendësuara të personit të tyre.

Viktimisti nuk është thjesht një person me vizion negativ për botën, por dikush me të cilin është ekstremisht e vështirë të krijosh marrëdhënie, duke qenë se mjafton shumë pak për ta bezdisur, dhe nëse kjo ndodh, tenton të largojë personat që i percepton si “armiq” që sulmojnë punën e tij, kur në realitet, në shumicën e rasteve donin ta ndihmonin. Nëse humbet besimin te njerëzit, është ekstremisht e vështirë që të riafrohet me to, ndërkohë që në të kundërt, shfaq vendosmëri për t’i larguar ata. Nuk po flasim për persona pesimistë ose të sëmurë imagjinarë, apo njerëz me vetvlerësim të ulët. Viktimizmi është diçka shumë më ndryshe.

untitled

Viktimistët, që ndryshe nga sa mund të mendohet, kanë zakonisht një vetëvlerësim të lartë, janë njerëz që kanë vështirësi të shprehin ankthe, preokupime, dhimbje dhe simptoma të vërteta, në një mënyrë që të mos trishtojë të tjerët dhe veten. Ndihen si në “kafaz” nga situatat, e padrejtësive që mendojnë se u janë bërë dhe në të shumtën e rasteve kanë tendencë të gjejnë si rrugëzgjidhje të vetme atë të shkatërrimit, të largon njerëzit. Mënyra që ata kanë për të shprehur pafuqinë e tyre, është frustuese dhe agresive ndaj të tjerëve. Viktimisti hyn në një rreth vicioz, pasi mendon se askush nuk do ta ndihmojë me të vërtetë dhe ndihmësi shihet si i dyshimtë dhe jo i besueshëm. Viktimisti tenton të shprehë dhimbjet dhe nevojat vetjake, beson se
askush nuk mund t’i kuptojë. Përfundimisht, nuk krijon marrëdhënie që kanë për bazë besimin,pasi është ai vetë që krijon pengesa në mënyrë që 
të mos e kuptojnë gjendjen e tij shpirtërore dhe shqetësimet që ka. Ndodh shpesh që viktimisti akuzon të tjerët se nuk dinë ta ndihmojnë në paaftësinë që ai ka për të kuptuar, apo për origjinën e vuajtjeve të tij.

Viktimisti përballë vështirësive të jetës, qofshin ato të vogla apo të mëdha, të vërteta apo të prezumuara, tenton të reagojë pa dashur vërtet të largohet nga vuajtjet, për ta përdorur si mbrojtje psikologjike, e cila më pas transformohet në agresivitet ndaj të tjerëve. Të ndihmosh këta persona është shumë e vështirë, pasi ndihmësi përpiqet për të dobësuar pozicionin që ka viktimisti, ose refuzon për ta mbështetur atë. Marrëdhënia e bashkëpunimit që krijohet me vështirësi, kthehet në një konflikt. Duke mos gjetur fajtorë realë për padrejtësitë që mendon se i janë bërë, viktimisti ka tendencë të fajësojë botën në përgjithësi, duke arritur të shohë në mënyrë negative gjithçka që mund ta ndihmojë. Kjo e ndihmon të gjejë justifikime për të mos i njohur asnjëherë përgjegjësitë e veta. Përveç kësaj, viktimisti ka tendencë nga pikëpamja psikologjike për të fajësuar ata që mund ta ndihmojnë, duke u transformuar në mënyrë të pavetëdijshme nga viktimë në agresor.

Negativiteti perceptohet gjithnjë jashtë vetvetes. Që të mundemi të hyjmë në marrëdhënie me këta persona është e nevojshme që të bashkëndani mendime me ta pa i sulmuar, problemet e jetës së tyre. Ata ndjehen të lehtësuar kur mësojnë se ekzistojnë probleme dhe në jetët e të tjerëve. Pasi është vendosur një lidhje e qëndrueshme, duhet të braktiset ky plan për të mos shkuar drejt viktimizimit e një vetëkënaqësie që nuk e ndryshon situatën. Duhet t’i bëjmë të kuptojë se i kemi të qarta shqetësimet e tij. Në këtë pikë vjen pjesa më e vështirë: duhen gjetur elementët pozitive që përbëjnë personalitetin e tyre, duhen riforcuar, duhen përgëzuar kur bëjnë gjëra pozitive. Si
përfundim, për t’i dhënë një tjetër alternativë, të vetmes që mendojnë se kanë, është e nevojshme para së gjithash që të ndihen të pranuar dhe se të tjerët ia duan të mirën.

Mbi këto baza është e mundur të krijohet një rrugë ndryshe, me hapa të vegjël. Është shumë e rëndësishme me këta persona të zgjedhim momentin e duhur për t’i thënë gjërat, pasi nëse bëjmë një hap më të gjatë se këmba, do largohen. Por në fund të fundit, ky rregull vlen për të gjitha marrëdhëniet. Duhet t’i shtyjmë drejt pozitives për të larguar negativen.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top