Këshilla & Arsye

July 1, 2017 | 8:00

“Viktimizmit patologjik”/ Si të rifitoni vetëbesimin

 1

Mjaft vepruat sikur çdo gjë shkon mirë, nuk në të vërtetë nuk ësh të ashtu

Nuk duhet të bëni gjithë kohës sikur jeni të fortë. Nuk ka nevojë të tregoni vazhdimisht se gjithçka po shkon mirë. Nuk duhet të shqetësoheni për atë që mendojnë të tjerët. Nëse keni nevojë të qani, bëjeni, do të jenë lot të shpenzuar mirë. Sa më parë ta bëni këtë gjë, aq më shpejt do të filloni të buzëqeshni.

Mos i fajësoni të tjerët për problemet tuaja

Mundësitë që të realizoni ëndrrat tuaja varen nga përgjegjshmëria që keni për t’ia dalë mbanë. Duke ua hedhur fajin të tjerëve për atë që ju ndodh në jetë, do t’u japësh fuqinë dhe të drejtën që ta drejtojnë pjesërisht jetën tuaj. Në këtë kohë që po kalojmë, me ekonominë drejt rrënimit, është e thjeshtë të fajësosh krizën, politikanët e “pisët”, të shëmtuar e të këqij. Por të shkoni të jetoni në një tjetër vend nuk i zgjidh problemet, sidomos nëse më parë nuk keni punuar me veten në shumë nivele: personale dhe profesionale.

 Mos jini gati për të gjithë

Është thjesht e pamundur. Do të përfundoni të digjni veten. Fokusohuni në gjërat që ju interesojnë, te personat që i keni për zemër. Të bëni dikë të buzëqeshë, mund të ndryshojë botën, por më parë buzëqeshni vetë e më pastaj të tjerët.

Mjaft u shqetësuat për çdo gjë

Paulo Coelho shkruan: “Mjaft u shqetësuat kaq shumë. Të rrini në merak nuk do t’ju largojë dhimbjet e së nesërmes, por do t’ju heqë lumturinë e së sotmes”. Një mënyrë për të mësuar nëse ia vlen të shqetësoheni për diçka është të pyesni veten: “Do të jetë po kaq e rëndësishme kjo gjë pas një viti? Tre? Pesë?”. Nëse përgjigjja është jo, atëherë nuk ia vlen barra qiranë të merakoseni kaq shumë.

 Mos u fokusoni tek ato gjëra që nuk doni t ’ju ndodhin

Përqendrohuni tek ato gjëra që dëshironi t’ju ndodhin në jetë. Mendimi pozitiv është çelësi i të gjitha historive të mëdha të suksesit. Nëse zgjoheni çdo mëngjes me mendimin se diçka e jashtëzakonshme do të ndodhë në jetën tuaj – e nëse bëni shumë kujdes – shpesh do të zbuloni se keni të drejtë. MOS HARRONI se mendimi negativ pa vepruar, nuk vlen.

 Jini mirënjohës

Nuk ka rëndësi sa mirë apo keq ju kanë shkuar gjërat. Zgjohuni çdo mëngjes duke falënderuar Krijuesin (kushdo qoftë ai) se jeni ende gjallë. Në ndonjë pjesë të botës dikush po lufton dëshpërimisht për të jetuar. Në vend të mendoni se çfarë po humbisni, mundohuni të mendoni për ato që keni dhe që u mungojnë të tjerëve.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top