Edhe një IDIOT mund ta blejë atë.
Për ata që me të vërtetë më njohin, është e lehtë të kuptohet sa e vështirë është për mua të publikoj një fotografi si kjo. Jo sepse kam turp për plagët e mia (ju e dini që nuk jam ky lloj personi), por sepse kjo është një nga ato foto që lëndon shpirtin tim.
Vendosa ta bëja sepse dua të përcjell një mesazh të rëndësishëm.
Në Evropë, si në Indi dhe Pakistan, numri i sulmeve me acid po rritet frikshëm nga një vit në tjetrin.
Pse në Evropë, burrat “zgjedhin” acidin për të sulmuar gratë?
- Sepse një shishe acid mund të gjendet kudo.
- Sepse kushton sa një akullore.
- Sepse blerja e acidit është e lehtë dhe nuk kërkon mjet identifikimi. Edhe një IDIOT mund ta blejë atë.
- Sepse duke qenë kështu, një IDIOT është e sigurt që do të dëmtojë, shumë keq, dhe do të ndryshojë personin përgjithmonë.
Pra, pse nuk bashkohemi të gjithë për t’i ndryshuar gjërat?
Sepse derisa të ndodhë me ju ose me dikë që ju e njihni, nuk mund ta imagjinoni se sa shkatërrues mund të jetë acidi.
Djegiet e acidit mund të shkaktojnë dëme të pakthyeshme, si fizike ashtu edhe psikologjike.
Kam kaluar 5 vite të gjata për të rindërtuar një fytyrë që e shkatërruan vetëm për 5 sekonda. Kam shpenzuar qindra e mijëra euro për rimëkëmbjen time dhe ata shpenzojnë më pak se 2 euro për të blerë një shishe acid në supermarket.
Shitja e acidit është një rrezik për të gjithë. Ne duhet ta ndalojmë këtë.
Ne duhet t’i detyrojmë vendet tona që të kontrollojnë tregtinë e tanishme të acidit dhe ta kufizojnë shitjen e tij, si për shembull me ilaçe, me receta mjekësore.
Në këtë mënyrë, IDIOTI së paku do ta sigurojë atë me vështirësi ose mund të identifikohet më lehtë.
Megjithëse, larg nga pikëpamja fizike, mbështes fushatën Laxmi Agarwal dhe i mbështes të gjitha motrat e mia indiane që po luftojnë për të ndryshuar legjislaturën në vendin e tyre.
Kurrë mos hiqni dorë nga lufta, Luftëtare.
Kokën lart dhe vazhdoni përpara!
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.