Këshilla & Arsye

May 5, 2017 | 10:15

Vini kufij në punë!

Kalojmë pjesën më të madhe të ditës duke u marrë me punë e ndodh që të mos e heqim mendjen nga ajo edhe kur shkojmë në shtëpi. Kjo është një gjë jo e dobishme, pasi me të mbyllur derën e zyrës, duket t’i kushtohemi pjesës tjetër të jetës: familjes, shoqërisë, vetes… Duhet vetëm të keni vullnet e të tregoheni të vendosur që mos i zgjasni orët e punës përtej orarit të caktuar…

Whoah, not so fast here. This is a negotiation, not a fight!

1. Mos punoni në fundjavë | Programoni gjithmonë dy ditë në javë për t’iu përkushtuar vetes apo familjes. Bëni të mundur që fundjavat e punës të jenë vetëm një përjashtim, jo rutinë. Kini gjithmonë në mendje këtë metaforë: ngarkesa e punës është si gazi, nuk ndal asnjëherë së përhapuri, nëse e gjen mundësinë. Do t’ju kërkojnë një sasi kohe gjithmonë e më të madhe. Ka gjithmonë mundësi për të punuar më shumë! Ka gjithmonë edhe një punë tjetër për të bërë! Me pak fjalë, mos punoni gjatë ditëve të pushimit.

2. Fikni pajisjet elektronike | Me t’u kthyer në shtëpi, fikni të gjitha pajisjet eletronike. Kërkojini familjarëve që për disa orë të bëjnë të njëjtën gjë, në mënyrë që të keni mundësinë të komunikoni me njëri-tjetrin. Sipas studimeve psikologjike mbi lumturinë dhe kënaqësinë personale, sa më pak të kontrolloni postën elektronike, aq më shumë jeni të lumtur. Ndaj fikni celularin dhe kaloni më shumë kohë cilësore me njerëzit që doni.

3. Merrni rrisqe në punë | Ofrohuni vetë për një projekt ose bëni më shumë nga sa ju kërkojnë. Duke marrë iniciativën dhe duke nxjerrë në pah të gjitha aftësitë tuaja puna mund të bëhet më shpërblyese. Thënë këtë, mbani në mendje që ekuilibri është një aspekt thelbësor për një jetë të lumtur. Ndaj pyesni veten nëse ia vlen realisht barra qiranë t’i kushtoni më shumë kohë dhe energji punës për të arritur një nivel më të lartë kënaqësie, duke lënë mënjanë sferat e tjera të rëndësishme të jetës. Vetëm ju mund t’i përgjigjeni kësaj pyetjeje.

4. Mos harroni arsyet që ju shtyjnë të punoni | Kini gjithmonë parasysh arsyet që ju shtyjnë të punoni. Pjesa më e madhe e njerëzve punojnë që të jenë në gjendje të shijojnë jetën. Nëse kaloni të gjitha ditët tuaja duke punuar dhe nuk keni kohë për të qëndruar me familjen apo për të bërë gjërat që doni, atëherë duhet të gjeni mënyrën që të punoni më pak. Ajo që ka më shumë rëndësi është ajo që “JU” e konsideroni më të rëndësishme dhe që ju bën të lumtur.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top