Në fokus

June 16, 2016 | 9:45

Virgjëresha e fundit e betuar: Nuk jam e keqardhur për vendimin që mora

1Një praktikë e pazakontë që i ka mbijetuar kohës me kokëfortësi në fshatrat e Ballkanit që nga koha e mesjetës. “The Guardian” i ka kushtuar një artikull “virgjëreshave të përbetuara” të Ballkanit, traditë kjo mjaft e njohur edhe në trojet shqiptare.

Ajo vishet si burrë, është e lejuar të pijë duahn dhe të bisedojë me njerëzit në pijetore të fshatit. Megjitahtë, këto privilegje janë të shtrenjta. Ajo ka nevojë të betohet për dlirësinë.

Stana Ceroviq ka lindur në vitin 1936 dhe ishte fëmija më i vogël në një familje me pesë vajza dhe dy djem. Vëllezërit e saj vdiqën në fëmijëri. Si një fëmijë, ajo i premtoi babait të saj se ajo kurrë nuk do të martohet dhe do të kujdeset për familjen. Ajo filloi pirjen e duhanit në moshën pesë vjeç, dhe të punonte me babain e saj në fushë kur ishte vetëm shtatë. 2

“Ajo e konsideronte veten “burrë” dhe motrat i trajtonte si një vëlla”, kujton kushërirra esaj Mara Ceroviq.

Stana nuk vishej me rroba të grave. “Punët e grave” të tilla si lavanderi dhe pastrim, i bënin motra e saj.

Familja e saj thotë se ajo gjithmonë e konsideronte veten të privilegjuar, dhe nuk privohej nga identiteti femëror.

Por tani, në moshën tetëdhjetë vjeçare, Stana Ceroviq ngadalë ka humbur forcën. Vitin e kaluar është detyruar t’i shesë shumicën e gjedhëve. Autoritetet malazeze i kanë ofruar strehim në një shtëpi pleqsh.

“Është detyra jonë që të përkujdesemi për Stanan”, ka thënë një punëtor social i Savnikit.

The Guardian shkruan më tutje se këto rregulla arkaike e kanë origjinën në fshatrat malore të Malit të Zi, Kosovës Jugore, dhe Veriut të Shqipërisë nga shekulli i 15-të. Edhe disa ishuj të Dalmacisë e kanë praktikuar këtë traditë.

Stana Cerovic schwor als junges Mädchen, wie ein Mann zu leben und niemals zu heiraten. Nur unter dieser Voraussetzung konnte sie den Hof ihrer Eltern erben und weiterführen. Die über 80-Jährige ist die letzte noch lebende „eingeschworene Jungfrau“ Montenegros. Bis heute lebt sie wie ein Mann.

Gratë i kanë prerë flokët, janë veshur si burra, dhe shpesh i kanë ndërruar edhe emrat. Shumë prej tyre kanë kopjuar edhe gjestet e burrave.

Më 2012 fotografi amerikan Jill Peteres kishte udhëtuar në veri të Shqipërisë dhe kishte mbledhur një koleksion unik të portreteve të “virgjëreshave të përbetuara”, në mënyrë që të dokumentojë këtë fenomen që po vdes.

Ky zakon ka mbijetuar në Shqipëri, por ka vdekur tashmë në Dalmaci dhe Bosnje, dhe është në ditët e fundit të saj në Mal të Zi.

Regjisorja italiane Laura Bispuri më 2015 ka bërë një film në bazë të novelës së shkrimtares shqiptare Elvira Dones, “Virgjëresha e përbetuar”, të cilën e ka shkruar në vitin 2007.

Ndryshe nga heroina e romanit, Stana Ceroviq nuk shpreh keqardhje për vendimin e saj. Dëshira e saj e fundit, është të është të prehet në varrezat e familjes si biri i vetëm i mbijetuar i babait të saj.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top