Aktualitet

July 8, 2024 | 7:40

Virozat e verës, mjekja: Kujdes, jo panik

Në një ditë të zakonshme në poliklinikën nr. 2 në kryeqytet 25-30 prindër kërkojnë ndihmën e mjekëve për fëmijët e tyre për shkak të virozave të stinës dhe gjendjes gripale. Simptomat e fëmijëve janë të ndryshme por më së shumti temperaturë e lartë që arrin deri në 39 e herë pas herë 40, diarre dhe  të vjella.
kontroll-te-mjeku

Sonila Brati, mjeke pediatre, thotë për Oranews se nuk kanë munguar as fëmijë të cilët kanë pasur probleme me lëkurën.
“Përgjithësisht ato që predominojnë janë infeksionet e rrugës së sipërme respiratore, përgjithësisht problemet e veshit. Më pak mund të them problemet e rrugëve të poshtme respiratore. Diarre dhe të vjella dhe problematikat e lëkurës ato dermatologjike që mund të jenë qoftë nga pickimet, qoftë ngë ekzemat virale”.
Brati shton se në vend po qarkullojnë disa viroza por nuk ka vend për panik.
“Absolutisht që kujdesi i prindërve duhet të jetë shumë herë më i shtuar këto ditë të vitit. Por nuk mund të them që është një situatë për t’u panikosur’”.
Specialistët thonë se kontakti me mjekun duhet të jetë i vazhdueshëm ndërsa rekomandojnë shmangien e antibiotikëve pa rekomandim.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top