Studim

February 24, 2018 | 9:19

Viruset shkaktojnë diabet

Studimet më të fundit kanë arritur në përfundimin se viruset mund të bëhen shkak për zhvillimin e diabetit 1 si dhe atë të tipit 2, duke qenë se përmbajnë proteina që imitojnë insulinën. Njerëzit që vuajnë nga të dyja format e diabetit kanë ndërprerje të hormonit insulinë që rregullon sheqerin, megjithatë shkaqet që fshihen pas kësaj sëmundjeje nuk dihen akoma.

Shkencëtarët nga Universiteti i Harvardit kanë zbuluar se 4 lloje virusesh prodhojnë proteina që imitojnë insulinën, që mund të çojnë në zhvillimin e diabetit tek njerëzit e ekspozuar ndaj këtyre mikroorganizmave.

Nuk është akoma e qartë nëse njerëzit mund të preken nga viruset e studiuar nga shkencëtarët, megjithatë studimi tregon se viruset dhe mikrobet e tjera mund të luajnë një rol kyç në shkaktimin e diabetit apo edhe të sëmundjeve të tjera, thonë shkencëtarët.

Burimi / http://www.balkanweb.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top