Postimi i Matteo Bassetti, drejtor i klinikës së sëmundjeve infektive të spitalit San Martino në Xhenova: “Disa gjene që ishin në fillim, nuk janë më. Virusi ka humbur forcën, është më i dobët”.
“Sëmundja nga Sars-Cov-2 është sot shumë më ndryshe nga ajo e parë në muajin Mars jo vetëm në Itali, por edhe në Shtetet e Bashkuara dhe Spanjë. Siç raportohet nga gazeta e Afrikës së Jugut ‘SouthernTimes”, edhe kolegët e Universitetit të Pittsburg dhe Arizonës, si dhe disa universitete spanjolle kanë vërejtur se virusi e ka humbur forcën, është më i dobët, dhe disa gjene që ishin në fillim (ndoshta ato që e bënë virusin më agresiv dhe vdekjeprurës) tani janë zhdukur”. Këtë e thekson Matteo Bassetti me një postim në Facebook, drejtor i Klinikës së Sëmundjeve Infektive të spitalit San Martino në Xhenova.
“Tani që të njëjtat gjëra që disa mjekë italianë i kanë përsëritur me javë të tëra, e thonë gjithashtu edhe studiues të huaj. Shpresojmë që të gjithë të binden për ndryshimin që ka pasur kjo sëmundje – kujton Bassetti – Në këtë pikë më duket një fakt”.
“Sa i përket problemit të tamponeve dhe asimptomatikëve, besoj se raportimi i përgjigjeve të tamponëve nazofaringial ose ndonjë material tjetër i testuar vetëm si pozitiv ose negativ, pa treguar sasinë e virusit të pranishëm, mund të jetë gënjyes nga këndvështrimi i sëmundjes infektive – nënvizon specialisti i sëmundjes infektive. – Do të duhej të ishte një numër, ose një sasi, se sa grimca të virusit të pranishëm, dhe duhet të përcaktojmë një prag mbi të cilin subjekti pozitiv të jetë ngjitës. Në mungesë të “sa” rrezikojmë të bëjmë gabime në izolimin e subjekteve asimptomatikë pozitivë që mund të mos jetë të domosdoshme. Nga ana tjetër, nëse subjekti HIV pozitiv – përfundon ai – me një ngarkesë virale të padukshme (d.m.th. shumë e ulët ose zero) nuk transmeton infeksionin, e njëjta do të ndodhë ndoshta edhe për Sars-Cov-2 “.
Përgatiti Orjona Tresa / Burimi ansa.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.