Mirëqenie

February 21, 2018 | 13:43

Vitamina B, rëndësia e saj për shëndetin dhe metabolizmin

Çfarë është vitamina B? Vitaminat B1, B2, B5, B6 dhe B12, të cilat janë pjesë e grupit B, luajnë një rol të rëndësishëm në metabolizëm, thelbësore në procesin e konvertimit të karbohidrateve në glukozë, gjithashtu ato luajnë një rol të rëndësishëm në garantimin e sasisë së duhur të energjisë në metabolizëm. Vitamina B gjithashtu merr pjesë në funksionimin e duhur të mëlçisë dhe në mirëqenien e sistemit nervor.

Ku gjendet

Vaji i grurit dhe majaja e birrës janë përbërës të vlefshëm për marrjen e vitaminës B. Megjithatë, kini kujdes: sheqeri, alkooli dhe pirja e duhanit, së bashku me nxehtësinë e ushqimit të gatuar, e heq vitaminën B. Grupet B të vitaminave , të tretshëm në ujë, janë gjithashtu të pranishme në shumë produkte me origjinë shtazore si, zemra dhe mëlçia, në mishin e derrit e të gjelit të detit, por edhe te peshku, sidomos te salmoni, toni dhe peshku blu, si sardelja. Edhe vezët, qumështi dhe produktet e tij janë të pasura me vitaminën B, por jo vetëm. Në mesin e burimeve të bimëve të vitaminës B gjenden algat, thjerrëzat dhe në përgjithësi bishtajoret si, bizele, mashurkat; te drithërat orizi e gruri; te të thatat, arra, bajamja, lajthia, apo perimet si brokoli e spinaqi.

Marrja e vitaminës B ju ndihmon të humbni peshë?

Vitaminat B janë esenciale për metabolizmin e proteinave dhe yndyrnave. Falë furnizimit të duhur me ushqime të tilla si perime, kokrra dhe fruta të thata, ju do të merrni vitaminë B1 dhe B2, të domosdoshme për të luftuar lodhjen dhe dhimbjet e muskujve. Vitamina B5, përveç favorizimit të shërimit të plagëve dhe dhëmbëve , është e lidhur ngushtë me dietën, sepse kontribuon në transformimin e yndyrës dhe karbohidrateve në energji, duke luftuar yndyrën. Ajo gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në luftimin e urisë nervore dhe na ndihmon të menaxhojmë energjinë duke mbajtur larg stresin.

Është e rëndësishme të mbani mend se edhe një dietë e pasur me kripëra minerale të tilla si hekuri, magnezi dhe zinku ndihmon për të shmangur urinë nervore dhe për të menaxhuar oreksin. Një studim i kryer në Universitetin e Miçiganit, në Shtetet e Bashkuara, tregoi se mangësitë ushqyese të vitaminës B mund të nxisin akumulimin e yndyrës së barkut te fëmijët: kjo është arsyeja pse është mirë që gjithmonë të sjellësh perime me gjethe jeshile në tavolinë , vezë dhe peshk, të cilat shpesh neglizhohen në dietën e përditshme.

Burimi / www.ata.gov.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top