Vitamina B1, është pjesë e skuadrës së vitaminës B. Në përgjithësi këto vitamina ndihmojnë trupin në konvertimin e karbohidrateve (sheqernave) në karburant (glukozë), me anë të së cilës, trupi prodhon energji. Vitamina B1 tashmë njihet si vitamina antistres (dhe na duhet goxha në këtë kohë), forcon sistemin imunitar dhe përmirëson aftësinë e trupit për të përballuar situatat stresante.
Quhet vitamina B1 pasi është vitamina e parë B që u identifikua. Thiamina ose Vitamina B1 gjendet si në ushqimet me natyrë shtazore edhe në ato me natyrë bimore dhe luan rol kryesor në reaksionet metabolike brenda trupit tonë. Kur ka mungesë të saj (sidomos tek të alkoolizuarit), njerëzit përjetojnë probleme me sistemin nervor, zemrën, anoreksi, sëmundjen Crohn etj. Mungesa e saj gjithashtu sjell probleme me tretjen e karbohidrateve. Kjo lejon substancën e quajtur acidi piruvik të hyjë në qarkullim të gjakut duke sjellë probleme nervore, ankth, frymëmarrje të shpejtë, dëmtime në zemër, etj. Madje gjatë trajtimit të sëmundjes Berin- beri, jepet një dietë e pasur me Vitaminë B1 ose suplemente shtesë. Thiamina ose Vitamina B1 gjendet te bifteku, mëlçia, oriz kaf, arra, tërshëra, portokallet, veza, fasulet e kuqe, bizelet etj.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.