Pёrdorimi i tepërt i vitaminës C mund të zvogëlojё efektin e barnave qё përdorёn nё terapinë e pengimit tё zhvillimit tё tumorit. Hulumtimet kanё treguar se pas konsumimit tё ilaçit që shkatërron qelizat tumorale merrni vitaminën C nё formё tabletave, njё e treta deri nё 70% e qelizave tumorale kanё mbijetuar.
Shumё studime nё tё kaluarёn iu kanё rekomanduar pacientёve tё përdorin vitaminën C, pasi qё bёhet fjalё pёr njё antioksidues natyral i cili mund tё veprojё nё qelizat tumorale. Por studimet e reja kanё treguar se ilaçet antikancerogjene kanё pasur efekt mё tё dobët kur pacienti i ka konsumuar ato të kombinuara me vitaminën C.
Kjo ndodh pasi vitamina C mbron strukturat brenda qelizës tumorale, ato tё cilat duhet tё shkatërrohen nga ilaçet. Nё studimet mё tё reja janë shfrytëzuar doza tё mёdha tё vitaminës C. Mjekёt thonё se doza e madhe e antioksiduesve e zvogëlon veprimin e ilaçeve. Prandaj preferohet qё pacientёt ta marrin atё me anё tё ushqimit tё shёndetshёm dhe jo me anё tё medikamenteve tё pasura me vitaminё C.
Burimi / telegrafi.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.