Vitamina C shkon përtej pritshmërive tona. Dëgjojmë shpesh që nevojitet për rritjen e imunitetit, por mbi të gjitha ndihmon me përthithjen e hekurit, ndërtimin e kolagjenit, ngadalëson dëmtimin qelizor etj etj.
Një rast vjen nga Zelanda e Re e përmendur nga redaktorët e Mollës se Shëndetit. Një pacient fiton pneumoni, gripin e derrit dhe mjekët nuk i japin shpresë. Por pacienti me emrin Adam Smith, kishte njohuri mbi vitaminën C intravenoze. Pas shumë kundërshtimesh pasi nuk lejohej me protokoll mjekësor, ai e aplikoi. Dhe u shërua brenda 13 ditësh. Jo vetëm kaq, por u krijua edhe një shoqatë mbi të drejtën e pacientit për të provuar gjithçka me qëllim shpëtimin e tij
Ndihmon shumë edhe pacientët me probleme zemre, por edhe ata me diabet ( sigurohuni të merrni vitamine C pa sheqer të shtuar). Megadoza me vitaminë C është vërtet një mrekulli. A sigurohet nga frutat? Llogariteni vetë se sa kilogramë fruta hani. Një kg. fruta me vitamine C ka afro 0.8 deri 0.9 mg vitaminë C. Ndërkohë fëmijet kanë nevojë për 1 deri në 2 gram. Të rinjtë 3 deri në 5 gram. Ndërsa ata të sëmurët, me grip dhe imunitet të kompromentuar, 5 deri në 15 gram vitaminë C në ditë, sipas mjekesisë ortomolekulare. Vetëm sigurohuni që të përdorni vitaminë C pa shtesa sheqeri./Mësimet e Diolës
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.