Mirëqenie

February 24, 2020 | 11:56

Vitamina C largon rrezikun nga iktusi

Ushqimet që përmbajnë Vitaminë C, si: portokallet dhe qitrot, janë një faktor i rëndësishëm për uljen e rrezikut nga iktusi me 19%, krahasuar me ata që nuk i konsumojnë.

Ky është një zbulim i bërë nga një grup studiuesish të “Norwich Medical School University” në Britaninë e Madhe, i kryer për 14 vjet mbi zakonet ushqimore të 69.622 femrave dhe i botuar në “Stroke: Journal of the American Heart Association”. Efekti pozitiv për shëndetin e femrave i kushtohet pranisë së flavenoidëve, së anti-inflamatorëve, me të cilat frutat, perimet, çokollata dhe vera e kuqe janë shumë të pasura.

Këta përbërës mund t’ju ndihmojnë të parandaloni shtimin në peshë, sindromën metabolike përgjegjëse të diabetit të tipit 2 dhe patologji të tjera kardiovaskulare.

 

 

Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia” Nr. 146

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top