Shumë artikuj janë dedikuar rreth kësaj teme, sepse ka me të vërtetë shumë rëndësi për shëndetin tonë fizik dhe mendor. Një studim i publikuar në “British Journal of Nutrition” mbi bazën e të dhënave të analizuara, konfirmon se: më shumë se një e treta e popullsisë së botës ka mangësi serioze të Vitaminës D.
37.3% e studimeve të shqyrtuara kanë dokumentuar fakte se, nivelet mesatare të plazmës në 25 nivele (OH) (Vitaminë D) janë më pak se 25 ng/ml, vlerë e cila konsiderohet e ulët sipas pragut optimal, i cili është në 80 ng/ml.
Ajo që është më e rëndësishme, është një studim i publikuar në “FASEB Journal” i cili ka treguar se Vitamina D reagon në gjenin TPH2 dhe e transformon triptofanin në serotoninë dhe aktivizon gjithashtu edhe hormonet e oksitocinës dhe vazopresinës. Kjo është me të vërtetë një gjë e madhe. Dhe, në fakt, është një kërkim që ka pasur shumë jehonë në komunitetin shkencor, sepse deri më tani nuk ishte përcaktuar qartë efekti i Vitaminës D në sjelljen e njeriut dhe psikikë.
Për kë nuk është në dijeni:
Serotonina: e ashtuquajtura “hormon i mirëqenies”, rregullon qarkullimin në zorrë, gjumin, oreksin, gjendjen shpirtërore dhe peshën trupore. Nivelet e ulëta të serotoninës janë të lidhur me tendenca vetëvrasëse, çrregullim kompulsiv, alkoolizmin, depresionin dhe ankthin.
Oksitocina: e ashtuquajtura “hormon i kënaqësisë”, e cila ka funksione krejtësisht psiko-emocionale si: lidhja nënë-fëmijë, gjendjen emocionale dhe njohjen sociale. Studimet kanë treguar se niveli i ulët i oksitocinës është i lidhur me skizofreninë dhe depresionin. Është vëzhguar se ndër të tjera, ky hormon zvogëlon aktivizimin e qarqeve të trurit që kanë të bëjnë me frikën, duke rritur nivelet e kontaktit viziv, besimit dhe bujarisë.
Vasoprezina: e ashtuquajtura “hormoni i besnikërisë”, i cili shtyn drejt shoqërizimit dhe krijimit të marrëdhënieve sentimentale. Studimet kanë treguar se nivelet e ulëta të vazoprezinës shtyjnë në agresivitet, paaftësi për të krijuar lidhje sentimentale dhe tradhti bashkëshortore.
Të gjitha këto hormone të rëndësishme, themelore jo vetëm në reagimet bio-kimike në trup, por që ndikojnë në mendjen dhe sjelljen e njeriut, shkaktohen dhe stimulohen nga Vitamina D.
***
Funksionet kryesore biologjike të Vitaminës D janë:
- të ruajë në nivele normale kalciumin dhe fosforin në gjak
- të nxisë përthithjen e kalciumit, duke ndihmuar në formimin dhe ruajtjen e kockave të shëndetshme për të luftuar osteoporozën
- të forcojë sistemin imunitar
- të parandalojë dhe trajtojë kancerin e gjirit, të zorrës së trashë, rektumit dhe prostatës
- të trajtojë dhe parandalojë diabetin, hipertensionin, sklerozën,
- të kurojë lythat, çrregullimet e gjendjes shpirtërore dhe hipotiroidet
***
Pak e ditur është gjithashtu se, Vitamina D është kundra plakjes. Një element kaq i fuqishëm që ekziston në botë dhe se mungesa e saj e rrit vdekshmërinë. Në fakt, një studim ka treguar se mungesa e Vitaminës D është shumë e përhapur dhe e lidhur me vdekshmërinë në rritje në mesin e të moshuarve.
Vitamina D, përveçse prodhohet natyrshëm në trupin tonë, është akoma më ekonomike nëse e përfitojmë atë nga përbërësit shtesë, (sidomos në dimër).
Je depresiv? Ankthioz? A e di se cila është vlera jote për 25OHD? Nëse nuk ke dijeni, mjafton të bëni një analizë gjaku. Nëse ke vlerën:
- e ulët në 25 ng/ml (50 nmol/l) mungesë e madhe
- mes 25 dhe 50 ng/ml mungesë e vogël
- mes 50 dhe 100 ng/ml vlerë optimale
Nuk duhet të kaloni 100 ng/ml (200 nmol/l), sepse përndryshe Vitamina D është toksike. Doza ditore që që duhet të merret sipas mjekëve, varion nga 400 IU në 10.000 IU në ditë, dhe vlera ndryshon shumë, sepse çdo studiues ka pasur rezultate të ndryshme që nga asimilimi dhe aktivizimi i Vitaminës D. Përdorimi i tyre nuk është i thjeshtë pasi, sasia në trup e Vitaminës D përcaktohet edhe gjendja shëndetësore e veshkave apo e mëlçisë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.