Vitamina D është aq e domosdoshme për shëndetin e kockave, sa dhe të gjithë mjekët këshillojnë qëndrimin nën rrezet e diellit për rreth 30 minuta në ditë, atëherë kur edhe stina e lejon. Në fakt, vitamina D është e domosdoshme, pasi forcon strukturën e skeletit të njeriut. Por, së fundmi, një studim i Universitetit të Kentucky-it rendit një listë me efektet pozitive të vitaminës ‘së diellit’ dhe në krye të kësaj liste është përmirësimi i aktivitetit të trurit. Në fakt, sipas studiuesve të udhëhequr nga Allan Butterfield, vitamina D bën të mundur zhdukjen e proteinave toksike që ndërpresin dhe zhdukin lidhjet ndërmjet neuroneve. Studimi i botuar në Free Radical Biology and Medicine certifikon aktivitetin antioksidues të vitaminës D. Ndaj, tani në dimër është e domosdoshme marrja e kësaj vitamine, aq e nevojshme për shëndetin e trupit dhe të trurit.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.